Adela, bukuria që “vret”

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bukuria-qe-vret24-big-brother-albania-224/04/09 17:30

Ari mendon që Adelajda është mashtruese dhe ia thotë këtë gjë asaj. Ajo e kundërshton duke i thënë që ajo është tipi që kur gënjen i lexohet në fytyrë. Ari i thotë që ai ka tjetër përshtypje, por ajo i thotë që me kalimin e kohës do vërtetojë që përshtypjet e tij janë të gabuara . Ari i thotë Mimozës që të vënë një bast për këtë gjë. Në kopësht vjen Eltoni i cili i bashkohet bisedës. Ai thotë:-“Adelajda mund të jetë një manipulatore shumë e mirë , por jo mashtruese!” Adelajda e kundërshton mendimin e Eltonit , por ky i fundit i thotë që ajo ka vetëm dy zgjedhje që të jetë mashtruese , ose manipulatore.Adelajda i thotë që nuk ka pse të mendoj kështu, pasi ai me kalimin e kohës mund të arrijë të kuptojë që gjithcka ka qënë e vërtetë dhe nuk ka patur manipulim. Eltoni i thotë që nëse ai gabon do i kërkojë falje , por gjithësesi ai nuk beson që do ndodhë kjo gjë. Adelajda i thotë që gjëja e mirë është fakti që loja është e fundme dhe gjërat do shikohen pas saj. Ai i thotë që i ka parë gjërat nga jashtë, dhe nga brenda, dhe ka konstatuar që ajo për disa gjëra është manipulatore. Sipas tij të qënurit manipulatore është dicka e mirë pasi është karakteristikë e njerëzve inteligjent, dhe ai e vlerëson këtë gjë. Arjani thotë me ironi:-“Zysha nuk është as manipulatore as mashtruese, e jeton realitetin sic i vjen!” Eltoni vazhdon duke i shpjeguar konceptin e tij për manipulimin, duke i thënë që ai mund të ndryshojë mendim për të pasi ai e njeh vetem për atë që ajo jep brenda shtëpisë. Ai i thotë:-“Mua më dukesh bukuri që vret!” Ari e kalon me shaka duke thënë që atë nuk e ka “vrarë”, por vetëm e ka “plagosur”.