Anjeza : Më duket sikur jam unë shkaku

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

26/04/09 02:00

anjeza-duke-qare-big-brother-albania-2 Prania e policëve të Portokallisë, brenda shtëpisë së Big Brother sikur ia largoi fillimisht mendjen, por më vonë, pas largimit të tyre, kur shtëpia ra në qetësinë dhe rutinën e përditshme, ajo shpërtheu në lot. “Je e mërzitur apo të vjen inat?” – e ka pyetur Juna, ndërsa bisedonin të dyja, vetëm, të ulura jashtë, në oborrin e shtëpisë. “Të dyja!” – i ka thënë Anjeza. “Më duket sikur e ndjeja që do të dilte!- ka shtuar ajo më pas. Juna, duke u përpjekur ta ngushëllojë i ka përmendur faktin që Arjoni ishte në Tiranë. Më Juna ka shtuar se prandaj ishte e kotë të përpiqeshe të bëje lojëra apo llogaritje, pasi gjërat ishin të paparashikueshme. “Nuk më besohet që ka ikur Arjoni!”- ka thënë Anjeza, – Më duket sikur jam unë shkaku!”