Anjeza : Nuk e kuptuam që do të dilte

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna-anjeza226prill-copy26/04/09 02:10

Duke treguar përshtypjet e momentit që kishte kuptuar se ishte Arjoni ai që do të linte shtëpinë e Big Brother, Anjeza ka thënë: “U mpiva komplet!”. Kësaj here, Vëllai i madh ka zgjedhur që banori që do të largohej, në ndryshim nga herët e tjera, të ishte ai që do të hynte i pari në shtëpi, tek pjesa e banorëve të panominuar. Anjeza dhe gjithë të tjerët, në analogji me rastet e mëparshme, kishin menduar se Arjoni ishte “i shpëtuar”. Por kur e kishte parë të merrte zarfin dhe xhaketën e kishte kuptuar se kishte ndodhur komplet e kundërta. Ajo dhe banorët e tjerë kishin ngelur disi të hutuar e të shtangur, nga loja e paparashikueshme e Vëllait të Madh. “Nuk i thamë dot asgjë njëri-tjetrit!” – tha Anjeza.