Arjoni : Fjalët magjike

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjonikomunik-2-big-brother-albania-225/04/09 00:45

Fjalën më pas e merr Adi. Ai mundohet ta përqëndrojë bisedën në një tjetër argument që është përdorimi i fjalëve “magjike” në komunikimin e përditshëm që, sipas tij, janë shumë të rëndësishme dhe të falin një kënaqësi si në rastin kur i përdor ashtu edhe kur t’i thonë. Biseda fillon të përqëndrohet në këtë kontekst dhe të gjithë mendojnë se është e nevojshme që këto fjalë të përdoren shpesh. Arjoni mendon se përdorimi i këtyre fjalëve vjen edhe nga edukata që merr në familje apo nga kërkesa që ka grupi shoqëror në të cilën bëjnë pjesë. Ai merr si shembull fjalën “të lutem” e cila ia ndryshon kuptimin fjalisë nga një formë urdhërore në një kërkesë dhe personi tjetër e bën më me kënaqësi. Sipas këndvështrimit të tij, një fjalë e tillë është e domosdoshme kudo, qoftë edeh në familje. Ky përcaktim i Arjonit, con në një tjetër diskutim. Ari dhe Adela e mendojnë ndryshe nga ai. Sipas Arit, fjala duhet përdorur, por jo gjithmonë sepse kështu ia humbet vlerën. Ai thotë se në një bisedë familjare, përdorimi i kësaj fjale në disa raste është e nevojshme, dhe në disa të tjera jo, në varësi të situatës. Ari mendon se edhe në situata të tjera, kuptimi i fjalës “të lutem” mund të përdoret pa i dhënë vlerën e duhur, kjo në varësi të intonacionit të përdorur. Adela thotë se në familjen e saj, kjo fjalë nuk përdoret sepse ata kanë një marrëdhënie të tillë mirëkuptimi që një fjlaë e tillë nënkuptohet edhe pse nuk thuhet. Juna mendon se përdorimi i këtyre fjalëve tregon përvec edukatës edhe një vlerësim për bashkëbiseduesin sepse askush nuk ka të drejtë të urdhërojë askënd e në këtë mënyrë mund ta bësh atë që të të përgjigjet me kënaqësi, pa e detyruar.