Big Brother Albania 2, përvojë e pashlyeshme

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Për Anjezën dhe Arjonin, matematika nuk është opinion. Kuptimi i tatuazhit të tyre

tatu-bjordi-big-brother-albania-2

Të gjithë banorët  bëjnë tatuazhe,  përveç Adelës dhe Arit

«Big Brother” u ka dhënë  banorëve të shtëpisë  më të famshme në  Shqipëri mundësinë për të bërë tatuazhe, për të cilat flisnin  aq shumë. Ata kanë diskutuar  gjatë se çfarë tatuazhi të zgjidhnin  e në ç’pjesë të trupit ta “aplikonin”.  Përgjatë gjithë natës, ata kanë bërë  me radhë secili tatuazhin e vet, me  përjashtim të Adelajdës dhe Arjanit.  Arjoni dhe Anjeza i kanë bërë tatuazhet  në të njëjtin vend. Ai i ka qëndruar  pranë asaj gjatë gjithë kohës,  për shkak të dhimbjeve të lehta që  ajo ndiente. “Sa keq që nuk ishte edhe  Aida!” – ka thënë Qetsori. Ajo kishte  shumë qejf ta bënte një!”. Mëngjesi  i së dielës i ka gjetur banorët me një  tjetër kujtim nga kjo eksperiencë,  kësaj here në trupin e tyre.

Adi gdhend në  lëkurë fjalën “loku”

I pari nga banorët që ka bërë tatuazh  ka qenë Adi. Ai ka zgjedhur të  bëjë si tatuazh në trupin e tij inicialet  e “Big Brother”, por edhe fjalën “loku”,  një emër përkëdhelës që përdoret  nga Adi e nga miqtë dhe ambientet  që ai frekuenton në Tiranë. Fjalët  “Big Brother Loku” fillimisht ai ka  dashur t’i shkruajë me shkronja  kineze, por më pas ka zgjedhur një  prej sugjerimeve të specialistëve, që  “Vëllai i Madh” i kishte futur në shtëpi  për këtë qëllim. Në fakt, ky nuk ishte  tatuazhi i parë i Adit, pasi në trupin  e tij, ai, ashtu si një pjesë e banorëve,  ka edhe tatuazhe të tjerë.

Tatuazhet  tregojnë personalitetin

Arjani ka thënë se ai nuk donte  të bënte një tatuazh me inicialet e  “Big Brother”. “Nuk po ndiej ndonjë  përkatësi!” – ka thënë ai. Sipas Arit, një  tatuazh, ishte diçka shumë e rëndësishme,  për të cilën duhet të mendoheshe  mirë para se ta bëje, pasi ishte  diçka që nuk zhbëhej më. Veç kësaj ai  i kishte tre të tjerë në trupin a tij. Më  pas Ari ka shtuar se nuk mund të bënte  tatu inicialet e “Big Brother”, kur nuk e  dinte fare se çfarë shije mund t’i linte  në fund kjo eksperiencë, apo çfarë  ndikimi mund të kishte në jetën e tij.