Mimoza : Kam qenë fanse e Polit

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-i-tregon-adit-per-polin-big-brother-albania-226/04/09 04:10

“Kam qenë fanse e Polit!”- i ka treguar Mimoza Adit. Ajo ka shtuar se e pëlqente shumë, gjatë kohës që e ndiqte në Big Brother. “Kur doli jashtë, gjeta një mënyrë, nëpërmjet internetit, që të komunikoja me të!”. Pas kësaj, sic tregon Mimoza, ishin bërë shumë shokë. Kur Polin, pak kohë më vonë e kishin ftuar në Kosovë, ajo ishte takuar për herë të parë me të dhe takimi kishte ndodhur në një diskotekë. “E pëlqeva shumë kur e pashë dhe gjithashtu dhe ai më pëqeu mua!” – ka vijuar Mimoza tregimin e saj. Më pas ata ishin takuar edhe disa herë të tjera. Ajo ka thënë se ata nuk kishin një lidhje shumë të ngushtë. “Vetëm një puthje kemi patur, asgjë tjetër!” – ka thënë Mimoza. Ajo ka shtuar se të dy e pëlqenin njëri-tjetrin dhe se ajo i vlerësonte shumë fjalët që ai i kishte shkruar. “Të njëjtat gjëra mendoj dhe unë për të dhe e përqafoj shumë!” – ka përfunduar ajo.