Policët e “Portokallisë” në shtëpi

April 27, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

policet-portokalli-big-brother-albania-226/04/09 00:00

Vëllai i Madh ka dashur t’u bëjë banorëve të shtëpisë një tjetër surprizë. Kanë qenë kësaj rradhe policët e spektaklit të famshëm të humorit, “Portokalli”, që kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother. Ata i kanë pritur banorët, në zonën e kampingut, si policë të vërtetë. Pjesa më e madhe e banorëvë, që i njihnin ata, kanë qeshur, ndërsa disa të tjerë, si për shembull Bjordi, janë trembur disi. Ata kanë qëndruar gjatë në shtëpinë e Big Brother duke e mbushur atë me të qeshura dhe humor. Banorët dhe policët, ata kanë kënduar sëbashku, këngën që këta të fundit, kishin shkruar për ta.