Rentimi i Valdanosit,bukuria pa hesap

April 27, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

valdanos_ulqin_mali-i-ziTë gjithë ata të cilët kanë ndërmend ta rentojnë Valdanosin, gjirin më të bukur të Mesdheut, duhet ta dinë se një pjesë e kësaj pasurie është në kontest, thotë kryetari i Kuvendit të Shoqatës së Ullishtarëve të Ulqinit Basri Dervishi.valdanos_ulqin_mali-i-zi1
Në Mal të Zi dihet fare pak për dy firmat të cilat, pas dy zgjatjeve të afatit, kanë dërguar ofertat për qiramarrjen 30-vjeçare të Valdanosit afër Ulqinit.
Kompania ruse Mos city group, e cila ka themeluar firmën e vet në Mal të Zi MCG Montenegro, është një firmë e madhe ndërtimore e cila që nga viti 2000 është e fokusuar në ndërtimin e patundshmërive. Roli i saj është sidomos i rëndësishëm në ndërtimin e Moskva city, për të cilin ka mbështetjen e plotë të prefektit të kryeqendrës ruse Jurij Llushkov. Në fillim të marsit u publikua se kjo kompani bleu për 60 milionë dollarë pakon shumicë të aksioneve për dy hotele në Moskë. Pronari i MCG Pavel Fuks vizitoi para do kohe Valdanosin. Të mërkurën që shkoi rusët kërkuan zgjatjen e afatit për dërgimin e dokumenteve, sepse nuk i përmbushnin të gjitha kërkesat e tenderit. Kjo, në radhë të parë, ka të bëjë me qëndrimin që “ofertuesi duhet të ketë të paktën pesë vite përvojë pune të pandërprerë në planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e hoteleve të kategorisë së lartë”.
Kompania britanike Cubus Lux kryesisht është e përqendruar në investime në Kroacinë fqinje. Ajo drejton dy kazino në pushimore turistike në Pula dhe në Selc dhe të ashtuquajturën Marinë të ishujve të ullinjve (Olive Island Marina), me më se 200 vendankorime afër Zarës. valdanos_ulqin_mali-i-zi2
Kryetari i Drejtorisë së Cubus Lux, sipërmarrësi austriak Gerhard Huber, deklaroi para do kohe se “është në përfundim e sipër mbyllja e konstruksionit financiar për ndërtimin e qendrës së parë të integruar të pushimit në bregdetin adriatik, me një vlerë të përgjithshme prej 120 milionë euro, që do të ndodhet në Uglan”.


valdanos_ulqin_mali-i-zi3PASURIA KONTESTUESE:
Kundër projekteve të tilla megalomane, sidomos kundër ndërtimit të hotelit në fushën e futbollit, kundërshtojnë vendasit e qendrës së banuar Sutomishiqi. Ata në janar të këtij viti nënshkruan peticionin në të cilin theksohet se “nga raporti i fundit financiar i revizionuar shihet qartë se Cubus Lux ka një linkuiditet të ulët, që do të thotë se mezi është i aftë që 49 % të detyrimeve të afatshkurtra t’i mbulojë nga pasuria e afatshkurtër.
Dekani i Fakultetit për Zhvillimin e Menaxhmentit Hotelier dhe Turistik Rade Ratkoviq, thotë për Monitor se për një lokalitet kaq atraktiv siç është Valdanosi duhet përdorur ndonjë model tjetër.valdanos_ulqin_mali-i-zi4
“Unë jam i bindur se më së miri është të bëhet modeli i partneritetit publiko-privat, të themelohet firma, të përkufizohet koncepti i zhvillimit dhe valorizimit të këtij rajoni, e pastaj të kërkohet partneri nga menaxhmenti hotelier”, konsideron Ratkoviq, duke theksuar se projektet e tilla i mbështet edhe Agjencia Europiane për Rikonstruksion.
Ratkoviq thekson se është një gjë mjaft e keqe kur sipërfaqet e tilla u cedohen firmave ndërtimore të cilat nuk zhvillojnë turizmin, por u japin përparësi patundshmërive.
Të gjithë ata që kanë ndërmend ta rentojnë Valdanosin, gjirin më të bukur të Mesdheut, duhet ta dinë se një pjesë e kësaj pasurie është në kontest, thotë për Monitor kryetari i Kuvendit të Shoqatës së Ullishtarëve të Ulqinit Basri Dervishi.
valdanos_ulqin_mali-i-zi5Ai thekson se mbi njëzet ish-pronarë të ullishtave të këtij gjiri, i cili në vitin 1978 u konfiskua nga Sekretariati i atëhershëm Federativ i Mbrojtjes Popullore, kanë paraqitur aktpadi para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg.
Dervishi shton se Shoqata për Kthimin e Ullishtës në Valdanos brenda dhjetë ditëve do të marrë qendrim lidhur me tenderin.
“Ne gjithashtu presim që, siç jemi marrë vesh më përpara, që për çdo gjë të na informojnë nënkryetarët e Qeverisë Igor Lukshiq dhe Vujica Llazoviq, ashtu sikurse që edhe ne do t’i njoftojmë lidhur me çdo gjë diplomatët e huaj dhe mediat në Malin e Zi”, përfundon Dervishi.
Ish pronarët e ullishtës në Valdanos, pasi që me vendimin e krerëve të vetëqeverisjes lokale është suprimuar Komisioni për kthimin dhe dëmshpërblimin e tokës së konfiskuar në Komunën e Ulqinit, praktikisht janë vënë para aktit të kryer. Siç thonë ata, ose do të jenë kopshtarë në tokë të huaj ose nuk do t’u lejohet as të shkelin mbi pasurinë e vet të marrë me dhunë.valdanos_ulqin_mali-i-zi6
Nuk kemi të drejtë të gabojmë: për Ulqinakët Valdanosi nuk është vetëm çështje e rikthimit të të drejtave mbi pasurinë e sekuestuar. Ai gjithashtu është çështje e traditës, e raportit ndaj natyrës dhe e konceptimit të së ardhmes. Pasi që këtu ulliri përjetohet si bimë e shenjtë, atyre posaçërisht ju dhemb që 18 mijë rrënjë ulliri tragjikisht janë lënë pas dore tashmë 30 vite të plota. Së këndejmi ata shpresojnë se e tërë puna rreth rentimit të Valdanosit do të jetë e pasuksesshme.
“Besoj se kjo do të përfundojë njësoj sikurse me arabët”, thotë Jusuf Karamanaga. Ai shton se askush në këtë qytet nuk është kundër investimeve dhe zhvillimit, por, para se të ndodhë kjo, duhet të dihet se çka fitojnë Ulqini dhe Mali i Zi.
valdanos_ulqin_mali-i-zi8“Neve na duhet një zhvillim i qendrueshëm dhe duhet t’u lëmë diçka edhe brezave të ardhshëm. Ne nuk kemi të drejtë të gabojmë”, thotë Karamanaga.
Qeveria e vendit që është skajshmërisht e varur nga investimet dhe paratë e huaja, është në një nxitim të madh. Për këtë arsye është zgjatur dy herë afati për tender. As parlamenti lokal nuk prononcohet, ndonëse i tërë Ulqini është në tender. Gjendjen e palakmueshme në opinionin publik e dëshmon fakti se më shumë flitet nëse Severina Vuçkoviq do të këndojë në ceremoninë e cila brenda dhjetë ditëve do të organizohet me rastin e rregullimit të çarshisë sesa për Valdanosin, Plazhin e Madh dhe Adën.

Mustafa Canka
Koha Javore

As një milion euro në vit
cubus-lux-logo
Komisioni i tenderimit i Qeverisë së Malit të Zi të cilin e kryeson Vujica Llazoviq, tani do të ketë detyrë të rëndë. Konzorciumi ruso-malazias Mos city group Montenegro ofroi 15 cent për një metër katror dhe investime në shumën 644 milionë euro, kurse kompania britanike Cubus Lux rentën prej 18 cent për metër katror dhe investimin në shumën prej 223 milionë euro. Kjo do të thotë se renta vjetore për këtë sipërfaqe unike prej 346 hektarësh do të jetë 650 mijë euro! Nëse kësaj i shtohet edhe pjesa variabile e çmimit të rentës prej pesë përqind nga qarkullimi i pëgjithshëm vjetor të cilën e ofruan nga Cubus Lux renta e tërësishme as për dhjetë vite nuk do t’i tejkalojë as një milion euro. Vërtetë një shumë tepër e vogël për margaritarin e Mesdheut! Me siguri se më shumë do të mund të fitohej vetëm nga arkëtimi i fletëhyrjeve për ata të cilët dëshirojnë të lahen gjatë verës në Valdanos.

Mustafa Canka
Monitor