Shpati dhe Afërdita Dreshaj me 9 maj bëjmë fejesën zyrtare

April 27, 2009   | Lajmet / Vijesti

shpati-kasapi-aferdita-dreshaj8E shpërngulur prej shumë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo punon prej një kohe të gjatë si modele e agjencive të ndryshme të modës. Duke mos i mjaftuar vetëm kaq, pasi kontratat e saj të punës e detyrojnë të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të botës. Afërdita nuk mund të gjendet vetëm në një vend. Sepse sa është në Amerikë, në Japoninë e largët, tash së fundi për 3 muaj në Greqi, kurse së shpejti pritet nënshkrimi i një kontrate në Gjermani. Bëri këngë vetëm për qejf, por që dëshiron të vazhdojë akoma më shumë në këtë drejtim. Në lidhje me këngëtarin e mirënjohur Shpat Kasapin që së shpejti pritet ta zyrtarizojnë edhe me fejesë. Me gjithë obligimet që ka si modele, ajo mundohet që të jetë sa më shumë me Shpatin. “Me Shpatin takohemi shumë shpesh, mundohemi të kalojmë krejt kohën e lirë që kemi së bashku. Largësia dhe angazhimet nuk na pengojnë fare”, thotë ajo.
E pyetur nëse është e vërtetë se ajo dhe Shpati kanë vendosur të forcojnë lidhjen e tyre me fejesë, ajo është përgjigjur: “Po është e vërtetë! Ceremonia do të mbahet më 9 maj në Shkup. Fejesën e bëjmë vetëm familjare, sepse jemi munduar ta mbajmë sa më private që t’i lejojmë familjet tona të kënaqen dhe të shijojnë gëzimin deri në maksimum! Në fejesën tonë do të këndojë Greta Zani.

Panorama

YouTube Preview Image
14