Adi : Është lojë

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adadi-per-lojen-big-brother-albania-228/04/09 00:45

Shprehjen e Adit se ata duhet të kapen vetëm tek gabimiet e tjetrit, Sori e pranon dhe mendon se edhe vetë atë mundiohet të bëjë. Sori tregon se kur e kishte analizuar më parë këtë lojë, i kishin sugjeruar se tek kundërshtari duhej të kapej vetëm pas një defekti që edhe ai e di se e ka dhe kështu loja do të ishte në rrugë të drejtë, në të kundërt, më mirë të tërhiqej. Adi shprehet se në fillim e kishte problem që të tregonte se kishte patur një jetë të vështirë e kishte qënë në burg dhe kishte patur probleme me drogën seps ekishte frikë se do ta paragjykonin pa e njohur mirë. “Doja t’iu njihja e të më njihnit në fillim e pastaj të luaja”- thotë ai. Adi tregon se Sori e ka kapur në një gabim, për atë se cfarë ndodhi me Pavlinin, por që ajo si situatë ka dy mënyra spjegimi. Adi preferon që këtë bisedë ta mbyllë duke thënë: “është një lojë” dhe ndaj zgjodhi atë mënyrë veprimi dhe se pak a shumë po luan në të njëjtën mënyrë si Sori me Liritën dhe pikërisht publiku e duartrokiti spjegimin e Sorit, sikurse mund të duartrokasin edhe spjegimin e tij në këtë rast. Sori shprehet se në një aleancë treshe, ai nuk ndjehet i qetë nëse dikush e thyen atë sepse kështu mund të rrezikojë dhe ai. Adi sqaron se Pavlinin e nominoi duke menduar se atë nuk do ta nominonte njeri dhe në këtë mënyrë do të shpëtonte dikë tjetër. “Unë jam lutur që të mos dilte sepse nuk doja të hapeshin këto tema”. Adi sqaron se ka patur edhe gjëra të tjera mes tij dhe Pavlinit që nuk i kanë pëlqyer, gjë që ka ndikuar në vendimin e tij.