Anjeza kundër Mozës

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-kunder-mozes-big-brother-albania-226/04/09 16:13

Moza, Juna dhe Anjeza bisedojnë në dhomën e gjumit, ndërsa vendosin rregull në të. Anjeza e pyet se cfarë mendon ajo se përse vazhdon të qëndrojë ende në shtëpi prej kaq shumë kohësh. Anjeza thotë se tek ajo ka parë vec një vajzë të thjeshtë, që nuk merret me debate, që nuk ka shpirt luftarak, që i pëlqen të merret vetëm me veten, por që këto gjëra i ka parë si jashtë dhe brenda shtëpisë. Moza ia kthen se të njëjtat gjëra që po thotë ajo për të, ka parë edhe ajo tek Anjeza. Ajo thotë se as ajo nuk merr pjesë në debate, ndërsa për veten, Moza shprehet se ka vështirësi apo siklet në të shprehur të mendimeve, por jo se nuk di. Juna i thotë se askush nuk e ka vënë në siklet, ndërsa Anjeza thotë se dhe ajo e ka patur këtë vështirësi më parë, por dita ditës e ka kaluar duke folur nga pak apo dhe duke mësuar nga të tjerët. Anjeza insiston në pyetjen e saj se cfarë ka vlerësuar publiku tek ajo. Moza përgjigjet se ka vlerësuar thjeshtësinë, sinqeritetin dhe një vajzë që përfaqëson veten dhe moshën e saj. Anjeza e pyet edhe se cfarë mendimi ka krijuar për të, por Moza ia kthen se kur të dalë, le të shohë klipet ku ajo ka folur për të, por shton se i duket serioze dhe e sinqertë. Anjeza vazhdon të thotë se e sheh Mozën shumë pasive, dhe se kanë dalë nga loja banorë që kanë qënë më aktivë e që kanë dhënë më shumë se ajo. Moza i kundërpërgjigjet se dhe ajo nuk ka qënë shumë aktive dhe se pikë i ka dhënë vetëm lidhja me Arjonin.