Anjeza : Nuk më ka penguar Arjoni

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

anjeza-26prill-big-brother-albania-226/04/09 19:50

Zënkat ndërmjet Anjezës dhe Adelës vazhdojnë edhe gjatë ngrënies së drekës. Ata vazhdojnë të kapen me fjalë me njera-tjetrën, por që nxiten edhe nga të tjerë si Ari. Adela e komenton këtë ndryshim tipi të Anjezës për faktin se ka dalë në nominim, por Anjeza ia kthen se ajo e ka nga gjëra të tjera pasi në nominim ka qënë dhe më parë dhe shton se Adela si vajzë e zgjuar që është, duhe t’i kuptojë mirë. “Mendoi njëherë gjërat, pastaj dil në konkluzion”- i thotë ajo Adelës. Më pas, Adela shprehet duke qeshur se nëse asaj do t’i kishte ikur Bjordi, do të qëndronte vetëm në ndonjë cep pa folur e duke qarë. “Se cfarë kam unë brenda, nuk e sheh as ti e as asnjë”- ia kthen Anjeza, por Adela thotë se ashtu mendon dhe mund të thotë cfarë i do qejfi. Anjeza vazhdon të shprehi se gjendja e saj nuk ka lidhje as me nominimin e as me faktin se Arjoni e paska penguar që ajo të shprehi veten më parë, sic doli në konkluzion Ari me Sorin. Sori sqaron se fakti që ajo ka ndenjur më shumë me Arjonin, e ka penguar që të bëjë lojë individuale. “Unë kam jetuar atë që më pëlqente dhe e lashë mënjanë lojën, edhe pse Arjoni më këshillonte të kundërtën”- thotë Anjeza.

1