Mimoza dhe Anjeza : E tregova e para

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-per-polin-big-brother-albania-226/04/09 14:15

Anjeza e pyet Mozën se përse nuk e ka treguar që në fillim historinë e saj me Polin. Moza i përgjigjet se nuk ka dashur të tregojë për jetën e saj personale dhe se nuk dëshironte që familja e saj ta mësonte. Ajo trgon se e kishte lënë me fjalë me Polin që të mos flisnin të dy, por më pas është marrë vesh. Moza shprehet se ka qënë ajo që ka treguar, duke harruar se në shtëpi kishte kamera dhe këtë histori ia ka treguar Adelës, Bikës, Zhuljetës. Ajo tregon se kur e kishte pyetur Arbana gjatë spektaklit, sërish nuk e kishte pranuar, por më pas, dita-ditës, kishte filluar ta pranonte. Moza tregon se si janë njohur të dy me Polin dhe se si lindi raporti mes tyre.