Mimoza Krasniqi : Mos e diskuto më

April 28, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-leximi-big-brother-albania-226/04/09 13:57 Kur Moza lexon të dhënat për buxhetin, Ari e kritikon se ajo nuk lexon mirë dhe se nuk e kuptoi mirë se cfarë tha ajo. Pasi përfundojnë buxhetin, ata dalin në kopësht dhe Moza i thotë Arit se herë tjetër, kur të lexojë ajo, nuk do diskutime të tilla nga askush. Ari, vazhdon me shaka se do t’i bëjë disa kurse që ajo të lexojë më mirë. Moza ia kthen se nuk i intereson asgjë se cfarë thotë ai. Ajo ngre zërin dhe i thotë që ai të mos i thojë më asgjë në lidhje me mënyrën e leximit të saj. Ari mundohet t’i spjegojë se cfarë po i thotë, por ajo ia kthen shkurt se lexon shumë mirë. Kur Ari kupton se ajo e merr shumë seriozisht këtë bisedë, i thotë se kur të jenë vetëm, pa praninë e të tjerëve që po i dëgjonin, do t’ia tregojë më mirë që ajo ka nevojë për të rregulluar intonacionin. Moza insiston në të sajën se lexon bukur. Ari ngrihet dhe largohet duke i thënë se në vend që ajo ta falenderojë, ajo ia merr për keq. Adi që ishte prezent në diskutimin e tyre, i thotë Arit që të mos e vazhdojë më tej bisedën, por ta lërë në kuadrin e shakasë. Ari ia kthen se ajo nuk e kupton dhe Adi shton se meqë ajo nuk e kupton, edhe ai mos të përdorë fjalë pa takt.