Adelajda : Eshtë bukur të shohesh gjëra të reja

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-per-kinemate-28-big-brother-albania-228/04/09 14:00

Gjatë bisedës ku Anjeza tregon se do të hapet një kinema e re, Adela ben pyetjen “Pse është turp të thuash se nuk kam qenë asnjëhere në kinema?” Arjani i përgjigjet se është e habitshme dhe Adi thote se Adela është rritur me telenovela. Ari i spjegon se kinemaja është një dimension krejt tjetër dhe është shumë bukur. Adela shprehet se e di si është, por ajo nuk e ka përjetuar ndonjëherë. Ajo thotë, se do të shkojë në kinema sapo të dalin dhe Ari e mbështet mendimin e saj. Ari i thote Adelës se për të, Tirana do të jetë shumë ekzaltuese, sepse për atë vetë është e ezauruar. Adela e mbyll me shprehjen se është bukur të shohësh gjëra të reja që si ke parë asnjëherë.