Adi pyet Mimozën : Do e ndërroje Polin me Bjordin ?

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adi-ngacmon-mozen28-big-brother-albania-228/04/09 22:20

Adi pasi dëgjon Mimozën duke bërë shaka me Junidën dhe i thotë:-“ Kujdesu për arushin!” Adi e pyet Mimozën:-“Do e ndërroje Polin me Bjordin?” Mimoza i thotë që kurrë, dhe shton me shaka:-“Unë ta ndërroj me këtë fëmijë(për Bjordin)?!” Adi e sqaron duke i thënë që ideja e pyetjes së tij ishte që Adelajda të merrte Polin , ndërsa Mimoza të merrte Bjordin. Adelajda i thotë Adit që ato janë në harmoni me njëra-tjetrën dhe nuk duhet të ndërhynte tek ato. Anjeza ndërhyn duke thënë që gjërat asnjëherë nuk janë të sigurta. Adelajda thotë:-“ Unë Polin e kam të dashurin e shoqes, dhe Bjordin Mimoza e ka shok, dhe të dashurin e shoqes!” Anjeza mbas fjalës së Adelajdës thotë që ajo bie në kontradiktë me fjalët e saj , pasi kishte thënë që nuk e cilësonte lidhjen e saj me Bjordin. Ajo shton:-“Ti sapo bëre cilësim. Do fle e qetë sonte!” Adi merr mikrofonin, dhe improvizon sikur është telefon dhe po flet me dikë. Dikush në telefon i thotë që Poli është me dy vajza ,dhe i thotë Mimozës që të flasë. Ai vazhdon duke thënë me shaka:-“E pashë Polin me vajza ‘ia përdredh qafën’!” Mimoza qesh me batutat e tij.