Anjeza : Parashikimet

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

parashikimet-28-big-brother-albania-228/04/09 20:35

Banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Anjeza duke pirë kafen kujton Eltoni i cili shikonte filxhan. Ajo u thotë:-“Eltoni atë që ndodhi të shtunën, e kishte parashikuar para një jave!” Ajo vazhdon duke i treguar që kishte parashikuar që do dilte ai dhe Arjoni, dhe që në nominim do ishin pesë veta. Qetsori shprehet i habitur nga kjo gjë. Anjeza i thotë që Eltoni i kishte treguar se kush do dilte në finale, por këtë nuk dëshironte ta thonte. Bjordi tregon që edhe ai kishte aftësi parashikuese , por jo me filxhan. Ai thotë që të gjitha gjërat që kishte parashikuar Eltoni janë gjëra llogjike . Anjeza dhe Qetsori e kundërshtojnë duke i thënë se nuk ka lidhje me logjikën. Arjani fillon bën shaka duke thënë:-“Prandaj rrinte i qetë ai, se e ka ditur!” Arjani është kurioz të dijë se për kë ka parashikuar që do fitojë, dhe e pyet:-“Mos më thuaj që ka thënë që do e fitoj Qetsori!” Ajo e mohon, dhe shton që kur të vijë momenti i duhur do e tregonte.