Bjordi dhe Adelajda : Minimumi të shkoj në finale

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-bjordi-finalja-29-big-brother-albania-229/04/09 01:40

Bjordi i kujton Adelës se dhe dy javë e gjysmë i ndajnë nga nata e fundit e Big Brother. Adela shprehet se për Bjordin është qejf , ndërsa për të është frikë. Bjordi ia kthen se java e saj kalon shpejt dhe qesh sepse nënkupton se ajo mund të dalë këtë të shtunë. Adela, duke folur seriozisht, thotë se vërtetë ka frikë se ndoshta del. Bjordi vazhdon shakanë e tij se nuk ka asnjë ndryshim një javë më shpejt apo një javë më vonë, tani që erdhi fundi. Për Adelën, ndryshimi është shumë i madh sepse pretendon që minimumi të shkojë në finale. “Është synim, por edhe mision”- thotë ajo. Adela fillon të flasë për javët e saj në nominim. Ajo tregon se javën kur ka qënë me Aidën, Sorin dhe Arjonin, ka patur më shumë frikë nga eleminimi sesa këtë javë. Ajo shton se ka frikë se kur të kthehet në shtëpi, nuk do jetë më si më parë.