Bjordi dhe Sori : Kujtime për natën e parë

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

kujtime-dhe-qeshje-big-brother-albania-229/04/09 00:12

Sori dhe Bjordi kujtojnë natën e parë kur hynë në Big Brother. Ata ia tregojnë këto Junës dhe Anjezës dhe qeshin me peripecitë që kaluan që atë natë. Bjordi kujton kur Sori u prezantua me ta dhe nuk e kuptoi që ai dhe Arjoni, të cilët do të hynin në një kohë me të, ishin konkurentë si ai. Bjordi tregon se Sori në ato momente emocionale, kishte thënë disa batuta që të gjithë kishin qeshur. Të dy tregojnë kur kishin tentuar të futeshin në shtëpi, por rruga iu ishte ndërprerë sepse duhet të kalonin një provë më parë dhe që në fillim kishin përjetuar momente sfide. Ata tregojnë se i shihnin nëpërmjet një monitori konkurentet e tjera që hynin, vajzat, dhe iu dukeshin shumë të mëdha nga efekti i ekranit të madh. “Kur shkuam brenda i pashë që ishin njerëz si ne”- thotë Sori për reagimin e tij. Ata qeshin me këto kujtime. Juna duket e interesuar për të ditur se si është përjetuar nata e parë. Ajo qesh me tregimet e djemve. Sori i thotë se në fillim e kishte trembur tipi i saj që qeshte aq shumë, megjithëse ai i pëlqen këta njerëz. Sori thotë për veten se është njeri shumë serioz, që nuk qesh shumë dhe shpesh ndjehet si një njeri stresant, gjë që nuk i pëlqen. Sipas tij, kjo gjë e bën që ta vlerësojë Junën më shumë se veten, pasi e konsideron si një vlerë pozitive të qeshurën.

4