Brikena Beqiri rikujton kohën e adoleshencës

April 29, 2009   | Lajmet / Vijesti

interviste-me-prezentuesen-e-rtk-se-brikena-beqiri1Vizionare qe ne moshe te re

“Cdo here eshte dashur te kem rezultat shembullor, ne menyre qe te kem lejen e prinderve per t’u marre edhe me shume e shume aktivitete te lira, e qe disa here i kam permendur, si: ambasadore e vogel, balerine, patinazhiste, kendim, kitare, recitim, karate, atletike, aktrim si dhe valltare, se pari e ansamblit “Shota” e pastaj ne ate “Universiteti”, thote Brikena

Brikena Beqiri, nje adoleshente me shume vizione, qysh si femije ka pasur mjaft prirje dhe talent per t’u bere nje moderatore, nje kengetare dhe te realizoje endrrat e saj. Brikena ne shkolle ka qene nje nxenese e shkelqyeshme, dhe thote se gjithnje ka qene nen perkujdesjen e prinderve dhe kjo ka ndikuar mire ne personalitetin e saj. Per me shume, rreth kohes se saj ne periudhen e adoleshences flet Brikena per “Kosova Sot”.

E DHENE PAS AKTIVITETEVE TE LIRA

interviste-me-brikena-beqirin1“Kosova Sot”: Na flisni pak per kohen kur keni qene adoleshente?
Brikena Beqiri: Cdo here eshte dashur te kem rezultat shembullor, ne menyre qe te kem lejen e prinderve per t’u marre edhe me shume e shume aktivitete te lira, e qe disa here i kam permendur, si: ambasadore e vogel, balerine, patinazhiste, kendim, kitare, recitim, karate, atletike, aktrim, si dhe valltare, se pari e ansamblit “Shota”, e pastaj “Universiteti”. Gjithashtu, pjese e ketij aktiviteti kane qene ushtrimet. Ne moshen kur une isha adoleshente, sic dihej ishte nje situate shume e tensionuar ne tere vendin tone dhe mesimi nuk mund te zhvillohej ashtu sic ishte me se miri. Nuk kam shijuar bankat e lokaleve te gjimnazit, por eshte dashur qe cdo dite te kalonim nga nje shtepi ne tjetren, dhe ne vend te bankave qe te shkruanim mbi to, duhej qe gjunjet tane ta luajne rolin e bankes.

“Kosova Sot”: Sa jeni shoqeruar dhe me cilin shok apo shoqe keni qendruar me shume?brikena-beqiri1
Brikena Beqiri: I dua njerezit, por nuk kam pasur edhe shume shoqeri te madhe. Do t’i permendja tri shoqet e mia Arita Radoniqin, tani nene e dy femijeve, Arjeta Luten, tani arkitekte dhe Mimoza Pajazitin, profesoreshe e pianos. Kam qene paksa si tip i mbyllur dhe une kam qene ajo qe e ka zgjedhur shoqerine, e jo shoqeria mua.

“Kosova Sot”: Si e kalonit kohen e lire ne ate periudhe?
Brikena Beqiri: Vendi i vetem ku na eshte lejuar nga prinderit ne ate kohe kane qene embeltoret, edhe pse ka pasur kafeteri. Kohen tjeter gjithmone e kaloja me angazhime, me aktivitete te ndryshme.

“Kosova Sot”: Ku i keni kaluar pushimet?
Brikena Beqiri: Cdohere me prinderit kam shkuar ne vendet e ndryshme bregdetare, por me te kendshmet ishin ato kur kaloja ne rrethin e ngushte familjar. Shkonim ne Greqi, ne Ulqin, ne Kroaci, ne Gjermani ku kam nje pjese te familjes. Por, ato me te kendshmet ishin kur mblidheshim me familjaret dhe te afermit e tjere veres te “Bliri i vjeter”, ku cdo here gjyshja shfrytezonte rastin kur une kisha pushime te piqte flija.

ME SHUME SIMPATI SE DASHURI

“Kosova Sot”: Si e paramendonit lidhjen ne dashuri?
Brikena Beqiri: Ne kohen e adoleshences sime nuk mund te them qe kam pasur dashuri, por simpati, e qe sot me vjen te qesh kur i kujtoj.

“Kosova Sot”: A keni menduar ne karrieren te cilen e keni arritur sot?
brikena-beqiriBrikena Beqiri: Mund te them se diku rreth 70 % po, e kam menduar, sepse endrra per punen ne televizion si gazetare, moderatore, eshte realizuar. Sa u perket studimeve ne Fakultetin e Mjekesise, jam ne perfundim. Ndersa, sa i perket muzikes kam realizuar disa kenge, po ashtu edhe nje videoklip dhe qe mendoj te vazhdoj edhe me tutje kur te gjej pak kohe te lire. Ne kete drejtim se shpejti do te kete dicka te re, por nuk po e zbuloj tani ndonese me ka mbetur edhe dicka tjeter per te realizuar me vone.

“Kosova Sot”: Cili ka qene momenti me i lumtur dhe me i hidhur qe e rikujtoni?
Brikena Beqiri: Momenti me i hidhur per mua ka qene perjetimi i luftes ku se pari kemi qendruar me familje 3 jave ne malet e Jabllanices “Troja”, ku babi si mjek dhe nena si personele shendetesore atekohe sherbenin. Ndersa, momenti me i lumtur ishte kthimi ne vendin tone.

“Kosova Sot”: Cilat jane dallimet e adoleshenteve te atehershem me keta te sotmit?
Brikena Beqiri: Mund te them se ka mjaft dallime, por mund te jene edhe individuale. Kohet kane ndryshuar, mund te them se Kosova ka pasur nje rini te shendoshe, dhe vazhdon ta kete, per shkak te nje fryme tjeter, e cila mbizoteron ne kete kohe e bene ta dalloje nga adoleshenca ime. Si eshte vendi edhe kuvendi. /k.bajrami/

Kosova Sot

YouTube Preview Image