Diskutim për shakanë me Aidën

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-shakane-me-aida-28-big-brother-albania-228/04/09 15:22

Anjeza, Sori, Adi dhe Adela bisedojnë për shakanë me jastëkë, që ju bë Aidës, kur ishin duke trajtuar temën e saj “Shoqëria”. Anjeza thotë se i pëlqeu reagimi i Aidës. Sori i spjegon se edhe ai fillimisht ashtu kishte menduar, por me pas kishte thënë se shoqëria në ato momente ishin ata dhe Aida s’kishte pse të reagonte ashtu. Biseda vazhdon me tone të larta kur Anjeza thotë se ajo e ka kuptuar sikur ata donin ta anashkalonin Aidën por të tjerët nuk e pranojnë këtë dhe thonë se ishte thjesht shaka dhe se të gjithë i kishin kërkuar falje në fund. Diskutimi më pas vazhdon kur të gjithë banorët tregojnë eksperiencat e tyre kur i qëllonin me jastëk dhe Sori tregon se gjuajtja me jastëk është një mënyrë për të hequr stresin.