Mimoza dhe Juna : Zemra, shpirti- falsitet

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna-mimoza-diskutimi-big-brother-albania-229/04/09 01:56

Moza ankohet për duart e saja. Juna i thotë se ndoshta i janë bërë ashtu sepse nuk punon sa duhet në shtëpi ose jo për punë të rëndësishme si larja e enëve. Moza ia kthen se ndoshta ajo nuk e ka parë, por punon vërtetë shumë në shtëpi dhe se më të shumtën e herëve, ajo i ka larë enët, por ndoshta ajo nuk e ka parë ose i ka patur sytë e mbyllur. Ato fillojnë të diskutojnë për këtë gjë dhe Moza, për të mbyllur bisedën, pyet Arin që ndodhet me to për t’ia pohuar dhe Ari e pohon. Më pas, Moza ngacmon pa dashje Adin dhe i kërkon të falur duke i thënë “zemër”. Juna i thotë se nuk duhet t’i përdorë këto fjalë sepse duket false. Moza justifikohet se i përdor me të gjithë, por Juna insiston se tregon falsitet. Vajzat vazhdojnë të bisedojnë, por duke u kapur herë pas here me njera-tjetrën.

2