Mimoza : Kam gabuar me Aidën

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-per-aiden28-big-brother-albania-228/04/09 21:46

Anjeza, Arjoni, Qetsori dhe Mimoza diskutojnë për nominimet. Mimoza thotë që për hir të lojës, ka nxjerrë në nominim dhe banorët që ka i ka më të dashur. Ajo tregon që Qetsorin e ka nominuar tre herë. Një nga arsyet e nominimit ishte se dhe ai e kishte nominuar, por i kishte pëlqyer fakti që ai ia kishte treguar. Qetsori qesh me Mimozën. Ajo vazhdon duke thënë që nuk e kishte pritur nga Adi që ta nominonte, dhe shton:-“Unë prap e dua, edhe pse më ka nxjerrë në nominim!” Qetsori i thotë që ai e ka nominuar për ta bërë më aktive. Sipas Mimozës ai nuk kishte të drejtë t`i thotë askujt që ta nominonin. Ajo vazhdon duke thënë që ishte në dijeni se me kë person e kishte planifikuar nominimin e saj duke thënë emrin e Arjonit. Qetsori e kundërshton . Mimoza tregon që në fillim mendonte gjithë javën se kë të nominonte, ndërsa me kalimine kohës ajo nuk e mendon më, dhe shton:-“E kam shumë të vështirë se kam shumë veta që i dua!” Anjeza thotë që këtë javë janë të gjitha femrat në nominim, dhe ngacmon Arjanin i cili kishte thënë që nuk do nominonte asnjëherë femrat. Ai i thotë që këtë ide e kishte në fillim kur hyri. Qetsori diskuton për nominimet dhe thotë që ai i ndërron cdo javë personat që nominon. Mimoza shprehet se dhe ajo vepron në të njëjtën mënyrë. Ajo i thotë që nuk mërzitet dhe nëse del, pasi e presin shumë gjëra të bukura. Ajo fillon kujton banorët e larguar. Qetsori i thotë Mimozës që Aida e ka mbrojtur shumë që ajo mos të dilte në nominim. Mimoza thotë:-“Kam gabuar shumë me Aidën!”

1