Qetsori: Kam pirë shumë alkool

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

sori-per-alkoolin-28-big-brother-albania-228/04/09 13:35

Të gjithë janë mblëdhur ne sallon dhe dëgjojnë Sorin i cili tregon për një pjesë të jetës së tij, kur ai ka pirë shumë alkool. Bëhet fjalë për kohën kur ai ka qene nga 17 – 23 vjec dhe më pas ai tregon se ka bërë intoksikimin, sepse ka pasur probleme shëndetësore. Anjeza e pyet e interesuar se nga cfarë vesi ka hequr dorë Sori ne momentin qe ka krijuar familje? Sori i përgjigjet se ai ka hequr dorë nga veset, që ne momentin kur vendosi të krijonte familje dhe jo kur e krijoi atë. Megjithatë, Sori tregon se vesi më i vështirë që ka patur, ka qenë arroganca e moshës e cila e conte që të përplasej me gjërat menjëherë pa u mënduar gjatë. Ai vazhdon duke thënë se, normalisht duhet ecur më ngadalë dhe se ai nuk jeton më për veten, por për familjen e tij. Sori tregon gjithashtu se ka lëvizur në shumë vende të botës ku ka parë edhe shumë mënyra jetese. Në lidhje me këtë të fundit Anjeza mendon se Sori është i rrahur më jetën dhe është përballur me të.