Veshja e Sorit

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

veshja-e-sorit-28-big-brother-albania-228/04/09 12:28

Sori, Adela dhe Bjordi janë ulur në kopësht dhe diskutojnë për motin. Aty vjen Ari dhe sapo ulet Sori e pyet pse mban pantallona te gjera. Kaq duhet që të marrë spunto një debat humoristik për pantallonat e Sorit. Sipas Arit pantallonat e Sorit jane karagjoze dhe burri nuk duhet te rrijë me pantallona aq të ngushta sepse është qesharake. Qetsori i kthehet se ai vjen edhe nga Franca dhe nuk e kupton se ku e ka botëkuptimin. Ari ja kthen “kush të ka thënë ty që në Francë burrat veshin strece?” Adela dhe Bjordi hidhen në mbrojtje të Sorit dhe thonë se me pantallonat që ka veshur Sori duket cun trendy. Sori pranon se gjatë gjithë jetës së tij është veshur serioz dhe tani i pëlqen të vishet edhe keshtu sportiv.