Do kapemi se jemi afër finales

April 30, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

debate-ne-tavolin29-big-brother-albania-229/04/09 20:45

Gjatë kohës që banorët ishin duke ngrënë, Junida kapet me Mimozën, duke i vënë në dukje sjelljen e saj në kuzhinë duke bërë sallatën. Mimoza i thotë që nuk kishte pse të kapet me të tilla gjëra, pasi ato jetojnë bashkë. Anjeza shikon Bjordin dhe Adelajdën duke u puthur dhe merr shkas nga kjo për të diskutuar sjelljen në tavolinë. Ajo mendon që është mungesë respekti të puthesh në momentin që personat e tjerë janë duke ngrënë. Adelajda i kërkon falje , por Anjeza vazhdon te replikojë me Bjordin. Adelajda e dëgjon dhe i kthehet:-“Pse vazhdon me këtë bisedë, kur unë të kërkova ndjesë!” Anjeza i kthehet duke thënë që nëse nuk i pëlqen, është e lirë të mos ta dëgjoj. Adelajda i diskuton debatet me Qetsorin dhe Mimozën. Ajo i thotë:-“Jemi afër finales, prandaj është e pranueshme për t`u kapur!” Mimoza shprehet që i pëlqen fakti që Junida kapet në debat me të. Adeladja i thotë që debatet nuk janë personale.