Femrat dhe meshkujt

April 30, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

femrat-dhe-meshkujt-big-brother-albania-229/04/09 17:58

Arjani duke diskutuar me Qetsorin i kthen kurrizin Anjezës, e cila ia vë në dukje këtë gjë. Ai i thotë që po diksutonte për dicka serioze, dhe Adi ndërhyn duke përmendur fjalët e tij:-“Për botën femërore kam respekt!” Nga replika midis Anjezës dhe Arjanit rreth diskutimit për konceptin e tij për femrën, merr shkas debati femrat dhe meshkujt. Adi shprehet se e respekton shumë femrën, nga kjo Junida merr shkas duke e pyetur për disa situata hipotetike në rastin që një femër nuk e respekton, dhe e ofendon. Ai pyet:-“Ti do e respektoje këtë femër për hir të xhentilesës?” Adi ia kthen:-“Unë do e urrej me xhentilesë!” Anjeza e ngacmon Arjanin duke e pyetur nëse do i afrohej femrave jo të bukura. Ai i thotë që ka një tendecë drejt femrave të bukura, pasi i trasmetojnë një lloj simpatie, dhe shton:-“Njerëzit e shëmtuar kanë shumë komplekse!” Anjeza mendon që njerëzit tërhiqen nga gjërat e bukura. Adi shprehet që kërkon të ketë më afër botën femërore, pasi të fal shumë kënaqësi. Adelajda e pyet Arjanin nëse ka shoqe. Ai i thotë që ka shumë shoqe, dhe shton:-“Shoqja më e mirë është ajo që e ke hequr kuriozitetin seksual!” Nga kjo shprehje e tij ndizet debati dhe diskutojnë situatat që një person flirton me të dashurën e shokut. Adi thotë:-“Tradhëtia vjen nga mungesa e lirisë!” Ato vazhdojnë duke diskutuar për tradhëtinë.