Video – Në Ulqin u promovua libri i Alfred Moisiut

May 1, 2009   | Kulturë / Kultura

ne-ulqin-u-promovua-libri-i-alfred-moisiutMoisiu publikon “Kujtimet e një presidenti”

“Kujtimet” e ish-presidentit Alfred Moisiut

“Autori në këtë libër ka trajtuar gjenezën, prejardhjen, jetën dhe të fshehtat e një prej familjeve më të njohura shqiptare, asaj të Moisive, të rrëfyera nga një prej pinjollëve më të njohur të saj, ka treguar marrëdhëniet e tij me të atin, Spiro Moisiun, majorin e Ahmet Zogut dhe komandatin e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, kujtimet e tij fëmijërore për marrëdhëniet e të atit me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe drejtuesit e tjerë komunistë, si dhe ka rrëfyer me korrektësi dhe mbi bazën e dokumentave ngjarje dhe fakte të rëndësishme që nuk janë përmendur e nuk janë njohur kurrë në historinë e Shqipërisë, tha drejtori i SHB “ Toena”, Fatmir Toçi
Në organizim të Komunës së Ulqinit dhe Institutit të librit dhe promocionit “Toena” nga Tirana, të dielën në Galerinë e Arteve në Pallatin e Kulturës në Ulqin u promovua vëllimi i parë i librit “ Në gjurmë të kujtimeve, 1929-1958 “ i Alfred Moisiut, ish-president i Republikës së Shqipërisë. Në prani të një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të fjalës së shkruar fillimisht foli kryetari i Komunës së Ulqnit, z. Gëzim Hajdinaga, pastaj drejtori i Institutit të librit dhe i Shtëpisë Botuese Toena, z. Fatmi Toçi, dhe së fundmi protaqonisti i kësaj mbrëmjeje. Z. Moisiu. Numri një i Ulqinit, z. Hajdinaga, në fjalën e tij të rastit u shpreh se Ulqini nuk është zgjedhur rastësisht për këtë prezantim dhe shtoi se presidenti Mosiu në këtë qytet ka patur takime të rëndësishme me kreun shtetëtor të Malit të Zi, ku bashkërisht jemi angazhuar në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat aktualisht janë shembull në këtë pjesë të Ballkanit. Hajdinaga vlerësoi se botimi i këtij libri është një kontribut me vlerë i një patrioti, intelektuali, burri të shquar , ish-presidentit zotëri, Alfreed Mosisiu. Drejtori i Institutit të librit dhe i Shtëpisë Botuese “ Toena” , z. Fatmir Toçi, në rolin e botuesit theksoi se ky libër është një korpus kujtimesh në tre vëllime të shtrira në tre epoka të ndryshme, si dhe gjatë luftës së Dytë Botërore. “ Autori në vëllimin e parë, që përfshin periudhën 1929-1958, për herë të parë ka trajtuar gjenezën, prejardhjen, jetën dhe të fshehtat e një prej familjeve më të njohura shqiptare, asaj të Moisive, të rrëfyera nga një prej pinjollëve më të njohur të saj, ka treguar marrëdhëniet e tij me të atin, Spiro Moisiun, majorin e Ahmet Zogut dhe komandatin e parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, si dhe kujtimet e tij fëmijënore për marrëdhëniet e të atit me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe drejtuesit e tjerë komunistë”, tha Toçi, duke shtuar se të gjitha këto shkrime e kujtime janë trajtuar mbi bazën e dokumentave . Z. Moisiu në këtë libër, shtoi Toçi, me korrektësi na rrëfen ngjarje dhe fakte të rëndëshme që nuk janë përmendur e nuk janë njohur kurrë në historinë e Shqipërisë, që kanë të bëjnë me jetën politke, kulturore dhe ushtarake në kohën e regjimit të mbretit Zog, me periudhën e zaptimit të Shqipërisë nga ana e italianëve dhe gjermanëvë, me LNÇ në Shqipëri dhe ngjarje të mëtejshme deri në kohën sa z. Moisiu ishte president i Shqipërisë. Sipas Toçit vëllimi i dytë i “ Kujtimeve” të z. Moisiu pritet të dalë në fund të majit ose në fillim të prillit, kurse në qershor parashihet të botohet vëllimi i tretë i këtij libri. Me shumë vëmendje e interesim të madh nga të pranishmit u përcoll edhe vetë autori ilibrit , Alfred Moisiu, i cili për të pranishmit gati një orë shkëputi pjesë interesante nga libri i tij dhe iu përgjigj pyetjeve të të interesuarve.
“Nisur nga koha që kam përjetuar, nga mosha që kam, më ka takuar jo vetëm të jetoj por edhe të mbaj mend disa periudha shumë intersante të Shqipërisë, kohën e mbretit Zog, kohën e pushtimit fashist, kohën e luftrave Nacionalçlirimtare, kohën e mbasçlirimit dhe kohën kur unë kam qenë në krye të shtetit shqiptar, e cila ka qenë një periudhë shumë intensive, jo vetëm sa i përket volumit të punës por edhe sa i përket evenimenteve të rëndësishme që ka kaluar jo vetëm Shqipëria , por kombi shqiptar në përgjithësi. Dhe mund të them se shekulli XXI mund të quhet pa frikë shekuli i shqiptarëve, pasi ata identifikohen si një komb jo thjesht që ka një emër, një gjuhë dhe një histori por për rëndësisnë e tyre që kanë si faktor shumë i rëndësishëm në jetën dhe sigurinë e paqes në rajonin e Ballkanit”, tha Moisiu. Ai nënvizoi se të gjitha ngjarjet në “ Kujtimet” e tij i ka përshkruar ashtu siç kanë qenë, si i ka njohur, siç i ka dëgjuar, siç i ka parë dhe u ka thënë historianëve të Shqipërisë se e kanë të vështirë ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, sepse vërtet janë të politizuar në kuptimin e keq të fjalës. “ Secili nga historianët shqiptarë aktualisht përfaqësojnë një forcë politike dhe përpiqet që ta shkruajë historinë sipas interesave të forcës politke që ata përfaqësojnë.Por ata që të vijnë pas këtyre historianëve do të jenë në gjendje që vërtetë ta shkruajnë historinë e Shqipërisë”, vlerësoi Moisiu.

Gjekë Gjonaj
Koha Javore

Video Mozaiku TVCG

YouTube Preview Image