Performancat në Jaht të Ingrid Gjonit

May 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

ingrid-gjoni

Ka vendosur që klipin e saj të fundit ta realizojë ndryshe, ashtu siç i pëlqen gjithmonë të vijë për publikun.

Ingrid Gjoni është duke projektuar klipin e saj më të ri, të cilin me krijimtarinë e madhe të regjisorit Alexandër, do ta realizojë në një Jaht.

I gjithë materiali muzikor do të japë idenë e verës dhe skenat do t’i referohen kohës së plazhit.

Ingridi po konkuron së fundmi në edicionin e rradhës të “Top Fest” me një këngë të titulluar “Ekstrem”, një produksion i Flori Mumajesit.

Kënga ka fituar zemrat e fansave dhe ka bërë që ajo të nominohet për çmimin “Best Female”

Bluetoot


YouTube Preview Image