Big Brother Albania 2 , Arjon Muca, Intervista

arjon-muca-anjeza-mesida-lleshi-intervista-big-brother-albania-2-live

Pse ishe në “Big Brother” Arjon?

Kërkoja një trampolinë ideale për t’u hedhur në synimet e mia. Ato lidhen me botën e televizionit ku dëshiroj të bëhem prezantues, por njëkohësisht do të konkurroj edhe në Akademinë e Arteve të Bukura për aktor.

A mund të jetë dialekti që ke në të folur problem për këtë gjë?

Për këtë arsye, do të ndjek edhe një kurs gjuhe dhe diksioni.

A pamë një Arjon të vërtetë në “Big Brother 2”?

Edhe unë nuk e kisha parë veten asnjëherë kaq të vërtetë.

Do ktheheshe përsëri atje brenda, pse?

Po, sepse do kisha dëshirë të provoja përsëri ngrohtësinë që më dha publiku kur dola.

Në “Big Brother” fitojnë të vërtetët, apo ata që aktrojnë më bukur?

Në “Big Brother” fitojnë ata që vendos publiku.

Po ti çfarë bëre?

Po të më pyesje brenda në shtëpi për këtë gjë nuk do të dija të përgjigjesha, por sot më thonë dhe më vlerësojnë si një djalë 360°.

A pate një strategji loje?

Të gjithë patën një strategji, por çdo strategji kur je aty brenda bie brenda pak ditësh.

Të jesh djalë i bukur, të ndihmon apo të ndëshkon në një lojë si kjo?

Unë kam bërë që aspekti fizik të anashkalohej për të nxjerrë në pah vetitë dhe virtytet që më karakterizojnë.

Ti dhe Moza ishit më të bukurit e këtij edicioni, ku qëndron dallimi mes jush (përveç seksit)?

Moza futet në rekordin “Guinness”, si një person që arriti të rrinte në një “reality” që bazohet te dialogu, 80 ditë pa folur.

U afrove shumë me Zhuljetën, ajo tha se ishte lojë, po për ty?

Ndava momente shoqërore shumë të bukura, por për të ishte lojë, unë nuk e vlerësoj për keq, sepse më dhuroi bashkëbisedime të bukura.

Çfarë të tha kur e takove jashtë?

O fodull.

Si po të duket Anjeza, tani që e shikon nga jashtë?

Pak e mërzitur në ato momente që normalisht i kalonim bashkë.

Adela i tha Anjezës se, po të më dilte Bjordi, unë vetëm do qaja, po ti si mendon për reagimin e Anjezës?

Çdo njeri i përballon ndjenjat dhe situatat në forma të ndryshme.

Mendon se Adela e do Bjordin, më shumë se të do Anjeza ty?

Si mund ta mas ndjenjën? Po të ekzistonte një ndjenjëmatës, do isha i pari që do ta kisha blerë.

Qetsori ka thëne se ti e ke dashur më shumë sesa të ka dashur ai, je i zhgënjyer nga këto fjalë?

Personat nuk duan kurrë në të njëjtën sasi, ka gjithmonë një që do më shumë se tjetri.

Cilin kishe me të vërtetë konkurrent aty brenda?

Qetsorin.

A u stepe kur në “Big Brother” hyri Ari, pse?

Për mua, Ari ishte si gjithë të tjerët.

Kush do ta fitojë “Big Brother”?

Qetsori. A do rikthehesh në Itali? Varet nga ofertat e punës që do të kem, sepse jam mësuar të punoj.

Po me Roselën si shkon puna, do ta takosh?

Patjetër që do ta takoj, aty ku mbaron një dashuri, ka shumë vend për një miqësi.

A do të punosh këtë vit në sezonin turistik të verës?

Në Itali kam bërë bagninon (kujdestarin e plazhistëve), ndërsa këtu shpresoj të punoj gjithë vitin.

Çfarë pret të ndodhë me jetën tënde?

Të mos më ndryshojnë gjërat që kam dhe pres të realizoj ëndrrat e mia.

Po për fansat?

Dua t’i shpreh falënderimin tim të madh për çdo ditë që më kanë mbështetur kur isha aty brenda dhe për ngrohtësinë që më falin tani që jam jashtë.

8