Big Brother Albania 2, Intervista, Elton Tozaj

toni-big-brother-albania-2-live

 

Toni, a mendon se ia vlente kjo përvojë në “Big Brother”?

Po, sinqerisht! Për mua ishte jo vetëm interesante, por dhe një mundësi për të treguar vlerat e mia dhe besoj se ia kam arritur qëllimit!

A të penalizoi fakti se nuk hyre që në fillim në këtë “reality”?

Mbase, por nuk e mendoj kështu. Kam përshtypjen se ne ishim më të favorizuar për të vetmen arsye se kishim pasur të gjithë kohën e mundshme për t’i njohur konkurrentët nëpërmjet ekranit. E dinim lojën e tyre, intrigat, të fshehtat dhe aleancat që kishin lindur në shtëpi.

Kush ishte njeriu më i afërt për ty atje brenda?

Aida, Arjoni, Anjeza, Juna dhe Adi, por më shumë isha i lidhur me Aidën.

Po në karakter apo tip, kush të ngjante?

Nuk e besoj se kisha ndonjë tip të përbashkët me mua. Për sa i përket karakterit tim, besoj se ngjaj shumë me Arjonin.

Cili është lojtari më i dobët aty brenda?

Lojtarë të dobët nuk ka dhe nuk besoj se ka pasur.

Po lojtari apo lojtarja që po shtiret më shumë nga të gjithë?

Adela. Do të kisha dashur shumë ta njihja se kush është në të vërtetë por s’ma dha mundësinë, pasi mendoj se është shtirur gjatë gjithë kohës.

A do të ndryshoje sjellje po të hyje përsëri në “Big Brother”?

Jo, aspak. Unë jam Eltoni dhe jam kështu, me të mirat e me të këqijat e mia. Nuk mund të dal nga vetja.

A je penduar që ndenje pak “urtë”?

Mbase kam ndenjur “urtë” javën e parë, si pasojë e ndryshimit të rrjedhës së jetës sime dhe ambientimi kërkonte pak kohë, por më pas ndryshova dhe nuk besoj se kam qenë edhe aq i urtë.

Cilin do të ngacmoje, po të ishe përsëri brenda?

Përsëri tek Adela do kisha ndaluar dhe do të kisha vazhduar deri sa të nxirrja në pah vlerat e saj reale dhe jo ato që i ka “vjedhur” nga Bjordi.

Cili nga banorët të ka zhgënjyer?

Askush.

A beson se ka dashuri mes Adelës dhe Bjordit?

Mendoj se nga ana e Bjordit ka dashuri, ndërsa për Adelën nuk e besoj.

Arit i thoshe “bionde”, pse?

Hahaha, të mos keqkuptohemi, nuk është ofendim, por një shaka që ne e bënim aty në shtëpi. “Bionde” ishte me kuptimin që flet shumë ndonjëherë dhe ajo fjalë ishte një shprehje me humor, por kurrsesi ofenduese ndaj Arit.

Cilin nga banorët do ta nxirrje që sot nga “Big Brother”, pasi është duke ndenjur kot aty?

Mimoza. Për mendimin tim, ajo po vegjeton dhe do ta kisha nxjerrë. Bukuria nuk është gjithçka.

Kush do të fitojë?

Besoj se Adi, pasi ka shumë cilësi.

Çfarë do të kujtosh nga kjo përvojë?

Do të kujtoj çdo gjë, çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë të kaluar aty brenda. Një eksperiencë e paharrueshme dhe që vetëm një herë të jepet mundësia për ta jetuar.

Me çfarë do të merresh tani?

Me çfarë do të merrem tani??? Më pëlqen të ndihem i vlerësuar dhe shpresoj që fama e fituar falë “Vëllait të madh” të më hapë dyer të reja në fushën profesionale.

1