Flet Virgjil Kule, babai i Junës – Intervista

Pika e dobët e Junës? Atë po kërkojmë edhe ne

juna-dhe-baba-big-brother-albania-2

Ubënë disa javë që vajza juaj është bërë banore e “Big Brother”. Ajo zgjohet ndryshe, jeton me njerëz të tjerë, etj. Po dita juaj si ka ndryshuar?

Ka ndryshuar shumë. Në fokus të ditës sonë është Juna. Çdo kohë të lirë që kam (dhe kam pak) e kaloj duke parë Junën, bashkë me time shoqe, e cila e ndjek disi më shumë. Shyqyr që “Big Brother” është “non stop” dhe e gjejmë Junën aty vetëm duke shtypur një buton telekomande. Shpresoj shumë që të mos na bëhet domosdoshmëri absolute, sepse “Big Brother” do të mbarojë dhe Juna prapë do fluturojë në Gjermani.

Ju duket shumë e largët ajo ditë kur Juna ju mori në telefon për t’ju dhënë lajmin e futjes në “Big Brother”? (Ajo mendonte t’ju befasonte, por ndoshta ju e befasuat më shumë me qëndrimin që mbajtët. Kështu është, apo e kemi gabim?)

U bë muaji më duket, por “Big Brother” është aq intensiv si format televiziv sa duket sikur kanë kaluar vite. Befasia jonë ishte befasi e një surprize të mrekullueshme që na bëri Juna në sajë të “Big Brother”. Juna është njeri i batutave. Ajo gjen gjithmonë një formë të veçantë për të lajmëruar surprizat. Ka pak dell gazetareje. Por ne ia dimë këtë dhe nuk presim prej saj lajme të hidhura me batuta. Juna nuk bën batuta me gjëra serioze.

Sa mund të kompensojnë disa javë në “Big Brother” 12 vite larg vajzës suaj?

Kompensimi është thjesht në komunikim, në çështje detajesh të jetës sociale të Junës. Ne, tani kemi avantazhin që ta shohim Junën në bashkëveprim me njerëz të tjerë, jashtë familjes. Në këtë proces, prindi mëson ose riafirmon shumë gjëra në lidhje me personalitetin e saj. Shumë herë, edhe po ta kesh në shtëpi fëmijën, nuk e ke informacionin e nevojshëm për jetën e tij sociale. Ma do mendja se edhe prindërit apo të afërmit e banorëve të tjerë provojnë të njëjtën ndjesi. Për sa i takon të tjerave, ne komunikojmë me Junën thuajse çdo ditë me telefon, me kamera dhe “chat” në internet dhe me e-mail. Dimë ecurinë e jetës së saj të përditshme në shkollë e në punë, dimë vështirësitë që përballon dhe sadisfaksionet që merr. Edhe ajo di shumë nga jeta jonë e përditshme.

Çfarë vini re në performancën e vajzës suaj?

Harmoninë e veprimit me mendimin. Pastaj natyrshmërinë e kalimit nga një situatë në një tjetër. E kam parë disa herë të shkojë nga piano drejt e tek larja e pjatave në kuzhinë. Duket njeri aktiv. Me atë përkushtim që i bie pianos, kryen edhe detyrat që i ngarkon “Big Brother”, punët e zakonshme të shtëpisë, pjesëmarrjen në debate etj. Nuk e ka për zor t’i shërbejë me devotshmëri kujtdo që ka nevojë. Di të shërbejë me dinjitet. E ka harruar se në mjedisin tonë, shumë herë shërbimi merret si përulje apo edhe lëpirje. Fundja, më mirë që e ka harruar… se edhe këtu po ndryshojnë konceptet dhe drejt asaj po shkojmë.

Si është të shikosh fëmijën tënd në të gjitha veprimet e jetës së përditshme?

Varet se me çfarë syri e shikon. Po ta shikosh me syrin e një shoqeje (Juna për ne të dy është një shoqe me gjithë kuptimin e fjalës), atëherë shkalla e tolerancës dhe e respektit është shumë e madhe. E shohim duke respektuar natyrën e saj komplekse dhe duke u përpjekur të mos përfshihemi psikologjikisht në mënyrën e saj të të menduarit dhe të vepruarit. Juna është vajzë e pavarur. Ajo ka treguar se është në gjendje ta përballojë vetë jetën dhe t’i plotësojë vetë ëndrrat e saj. Ne nuk gjejmë asnjë arsye që ta gjykojmë. E duam Junën ta kemi shoqe, edhe pasi të dalë nga kjo lojë. E respektojmë atë.

Në telefonatën surprizë që patët me vajzën, në spektaklin e së shtunës së kaluar, ju i premtuat se kur ajo të dilte, do të rrinit bashkë, por ndryshe nga herët e tjera…

Ndryshe… në kuptimin që tashmë kemi një informacion shtesë mbi personalitetin e saj dhe kjo hap shumë tema të reja diskutimi… Jam i sigurt që do të bëjmë gallatë…

Qëndrojmë te telefonata. Një baba, sado i fortë që të jetë, është shumë i lidhur pas vajzës dhe natyrisht që emocionet nuk i mungojnë. Si i përjetuat minutat para se të bënit telefonatën me vajzën?

Në të njëjtën mënyrë sikundër u takuam për tre-katër orë para se ajo të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, me emocione pozitive që lindin natyrshëm midis njerëzve të dashur. I thashë që e shijojmë shumë prezencën e saj në ekran. I transmetova ngrohtësi dhe respekt. Për të tilla gjëra ka nevojë ajo dhe ne.

I keni frikë nominimet?

Kjo është një pyetje që duhet t’i bëhet Junës. Por më duket se ajo nuk i trembet nominimeve. E kam dëgjuar që thotë se ka hyrë aty për të nominuar dhe për t’u nominuar. Me sa po shoh, Juna e ka marrë lojën ashtu siç është, si lojë dhe ka hyrë aty për ta shijuar atë. Nominimi është pjesë e pandarë e kësaj të shijuare.

Sapo ka hyrë, Juna ka zbuluar menjëherë lidhjen e saj me pianon. Ajo është shprehur se kur i bie pianos, harron nënë e babë…

Pianon Juna e gjeti aty dhe nuk do të mund t’i rezistonte dot thirrjes hyjnore të tastierës. Për arsye ekonomike, Juna nuk mundi të studionte për piano, por ajo është artiste në shpirt dhe forma më e mirë për të shprehur potencën e saj shpirtërore dhe intelektuale, është muzika. E gjithë qenia e saj përfshihet në këtë proces që është hyjnor dhe ku, kuptohet, nuk ka vend për mami e babi e motra e vëllai e tezja e halla. Nën tingujt e muzikës, Juna futet në privatësinë e saj absolute. Besoj se këtë ka dashur të shprehë me fjalët “harroj nënë e babë kur i bie pianos…”.

Finalja është shumë pranë, jemi në javët e fundit të “Big Brother” dhe merret me mend lehtë që loja do të bëhet më e fortë. Si e shikoni vajzën tuaj në këtë lojë? Cilët janë konkurrentët e saj më të fortë?

Puna është se ne, si shokë e prindër të saj, jemi shumë të fokusuar tek Juna dhe kjo na bën të njëanshëm. E kemi të vështirë të gjykojmë me objektivitet. Një gjë mund ta them me siguri. Juna aty luan vetveten dhe kjo e bën atë që të mos ndjejë lodhje. Pjesën tjetër e gjykon vetëm publiku.

Çdo njeri e ka një pikë të dobët. Cila është ajo për Junën?

Atë po përpiqem të zbuloj dhe unë.

Shumë njerëz, kur nuk janë të përfshirë në “Big Brother”, e shikojnë vetëm si një format televiziv, në fakt si e konceptoni ju “Big Brother” tani që vajza juaj është njëra prej banorëve të tij?

“Big Brother” është një pasqyrim i disa aspekteve të jetës dhe evidentues i sjelljeve sociale të individëve. Është një metodë artistiko-shkencore hulumtimi mbi harmoninë dhe përplasjet midis segmenteve të caktuara sociale. Individët që hyjnë aty sakrifikojnë privatësinë e tyre në emër të këtij hulumtimi. Në një farë mënyre, ata janë të gjithë eksploratorë të guximshëm, prandaj meritojnë mirënjohj

1