Sori nuk është Kapedani : Një shefeje seksi, nuk do t’i rezistoja

qetsori-feruanj-kapitani-big-brother-albania-2-live

Ekskluzivisht për suplementin “Big Brother”, Sorit i kemi shkëputur një rrëfim nga dhoma e kuqe e shtëpisë së famshme, ku tema e pyetjeve lidhej me filmin “Kapedani”, interpretuar nga një bashkëqytetar i konkurrentit, legjendari Albert Vërria. Sori nuk harroi me këtë rast të dërgojë urimet më të mira për gruan e tij, Liljana, që dje ka pasur ditëlindjen.

Sori sot, apo Kapedani dje?

Sori sot.

Kapedani kishte vetëm gabime?

Jo, nuk i kishte të gjitha gabim.

Mes Adelës dhe Junës, cilën do të doje ta kishe shefen tënde?

Do pëlqeja Junën.

Po si kapitene anije, duke qenë se je vlonjat, do të preferoje Aidën apo Bikën?

Bikën e shoh si vendimtare, këmbëngulëse, nga ato që i shkon erës përballë, por që rrezik të mbyt. Aida më duket kapitene e zonja, pasi me mënyrat e saj e gjen një rrugë shpëtimi, pasi ka guxim, por edhe zgjuarsi. Ndryshe nga Bika, Aida vesh rroba banje dhe duket më bukur një kapitene kështu.

Do pranoje që ti të rrije në shtëpi i mbyllur, duke gatuar dhe duke rritur fëmijët dhe të ishte gruaja që të punonte?

Po, nuk e kam problem të qëndroj në shtëpi dhe të merrem me fëmijët e mi. E kam thënë që më duket “padrejtësi” që janë kryesisht femrat që janë më të lidhura me fëmijët, për vetë faktin se rrinë më shumë kohë brenda në shtëpi.

Më mirë Sori me një shefe seksi, apo Liljana (bashkëshortja) me një shef tërheqës?

Liljana është shumë më e fortë se unë në këtë aspekt. Unë jam më i dobët dhe do të tundohesha më lehtë. Më mirë gruaja ime me një shef seksi.

Cilën nga banoret do të zgjidhje si Kryeministre? Mesidën. – Cili nga meshkujt e këtij edicioni meriton të quhet Kapedan?

Tani. Tani, kapedani, ai nuk pranoi të flinte me gruan e tij këtu në “Big Brother” dhe unë e kam kritikuar për atë veprim.

1