Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe shqiptarët

May 2, 2009   | Reportazh / Reportaža

nail-draga_ulqin

Diskursi politik

Në zgjedhjet e 29 marsit të këtij viti, subjektet politike shqiptare fituan katër deputetë, duke përseritur vitin 1990 dhe 1996, por me të drejtë bëhet pyetja sa do të jetë koordinimi i tyre në favor të senzibilizimit të opinionit në lidhje me avancimin e pozitës dhe statusit të shqiptareve në Mal të Zi, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një strukturë të pushtetit që ndaj çështjes së pakicave vazhdimisht ka pasur qasje utilitare, duke hezituar për të respektuar normat ligjore vendore dhe aktët nderkombëtare që janë obligative për çdo shoqëri demokratike

Dr. Nail Draga

Si për zgjedhjet e kaluara edhe ne këto zgjedhje në Kuvendin e Malit të Zi u vendos që vendvotimet që janë me shumicë më popullsi shqiptare do të japin 5 deputetë, ku do të garojnë të gjitha subjektët politike. Pikërisht duke marrë parasysh përvojën e kaluar si dhe depërtimin e DPS-it në elektoratin shqiptar në një masë të konsiderueshme u bënë ca tentativa për formimin e një koalicioni të madh të subjektëve politike shqiptare. Por, një ide e tillë e cila u mirëprit nga opinioni i gjerë në vend dhe në diasporë, dështoj sepse dolën në pah interesat karrieriste si dhe ambiciet e sëmura lideriste të disa liderëve politik. Dhe nga mosrealizimi i një koalicioni të tillë ne mes të subjekteve nacionale shqiptare bëri që shqiptarët të jenë të përçarë si asnjëher deri më tash dhe të dalin në zgjedhje me pesë lista zgjedhore, nga 16 sa kishte gjithsej në nivel të Malit të Zi.

Në këtë aspekt çështje për hulumtim paraqet subjekti politik i Malësisë-Alternativa Shqiptare(ASH) sepse mu atëherë kur duhej më së shumti uniteti mu në prag të zgjedhjeve u bë përçarja duke rrezikuar përfaqësimin në parlament. Nuk ka dilemë së një veprim i tillë aspak parimor mu në prag të zgjedhjeve, është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuatr se ne mozaikun politik të shqiptarëve kemi konfuzion dhe atavizëm politik që është në dëmin tonë të përgjithshëm dhe të Malësisë në veçanti.

1. Rezultate të pritura
Si asnjëherë deri më tash nuk ka pasur dilemë së kush do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, por në pyetje ka qenë se sa do të jetë diferenca në mes koalicionit qeveritar(DPS-SDP-BS-HGI) dhe opozitës. Një bindje e tillë në opinion është krijuar nga situata e krijuar, në sajë të përçarjës së opozitës e cila nuk arriti konsenzuesin për të dalë me një listë të vetme zgjedhore.

Në sajë të raportit përfundimtar të Komisionit Zgjedhor Shtetëror del se në zgjedhjet parlamentare në 1157 vendovtime me gjithsej 498.305 votues kanë votuar gjithsej 324.850 apo 65.2% e trupit votues, ku Koalicioni qeveritar “Për Malin e Zi evropian” ka fituar 168.290 vota (48 deputetë), SNP 54.545 vota(16 deputetë), Nova Srpska Demokratija 29.885 vota(8 deputetë), PZP 19.546 vota(5 deputetë) dhe subjektet politike shqiptare UDSH 4747 vota( 1 deputet, FORCA 2939 vota(1 deputet),
Lista Shqiptare (LDMZ-ASH)2898 vota (1 deputet) dhe Koalicioni Shqiptar“Perspektiva” 2619 vota(1 deputet).

Ndërsa për të parën herë nga viti 1990 kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste nuk do të jenë të pranishëm në parlament liberalët dhe popullorët të cilët kësaj here edhe pse ishin në koalicion me subjekte të tjera nuk ia arritën qellimit, sepse ishin nën pragun e 3%. Dhe ajo që u parashiku nga analistet e ndryshëm ndodhi në realitet, sepse koalicioni i pozitës fitoj bindshëm me 51.8% duke mos pasur nevojë për subjekte të tjera për formimin e qeverisë. Ndërsa duke i falenderuar formules së Dontonit,që është pjesë e sistemit zgjedhor, Koalicioni i pozitës “Për Malin e Zi evropian” në parlament do të ketë gjithsej 48 deputetë, apo 59.2% të përbërjes së re parlamentare, prej 81 deputeteve sa ka gjithsej parlamenti.

2. Shqiptarët përseri me katër deputetë
Befasia e këtyre zgjedhjeve padyshim janë shqiptarët, të cilët edhe pse të pakonsileduar dhe pa harmonizim qendrimesh për ndonjë koalicion të gjerë nga njësia e “veçantë” zgjedhore që jep pesë deputet subjektet nacionale shqiptare fituan katër deputet ndërsa një e fitoj koalicioni qeveritar më në krye DPS-in. Për shqiptarët është hera e tretë qe në parlamentin republikan të jenë të pranishëm me katër deputet duke përseritur vitin 1990 dhe 1996.
Përveç subjekteve politike shqiptare që fituan nga një deputet në garë ishte edhe një subjekt tjetër-PPD e cila fitoj 805 vota që nuk mjatuan për një deputet.

Nëse i bëhët një analizë zgjedhjeve parlamentare në vendvotimet shqiptare nga viti 2002,2006 dhe këto të fundit del se kemi të bëjmë me një homogjenizim të elektoratit shqiptarë që të përkujton vitin 1990 dhe 1992, duke dalur ne një përqindje relativisht të lartë në votime që ka reflektuar edhe në rritjen e numrit të deputeteve. Derisa në vitin 2002 me emërtimin KD”Shqiptarët bashkë” (UDSH dhe LDMZ-PPD) u fituan dy deputetë (apo 8498 vota), në vitin 2006 u fituan tre deputetë (12.919 vota) dhe tash në vitin 2009 katër deputetë (14.008 vota).

Një situatë e tillë nuk ka dilemë së është si rezultat i paraqitjes në skenën politike të dy subjekteve të reja politike Forcës dhe të Alternativës Shqiptare në vitin 2006. Ishte ky një pasurim i skenës politike të shqiptarët në Mal të Zi, duke i mundësuar elektoratit shqiptarë të votoj për të parën herë edhe alternativat tjera(Forcën dhe ASH), sepse ishte ngopur me monopolin e subjekteve politike ekzistuese.

Nëse iu bëhet një analizë sado sipërfaqësore këtyre zgjedhjeve në vendvotimet shqiptare që kanë dhënë pesë deputetë rezultatet e zgjedhjeve dëshmojnë se si subjekte të veçanta vetëm UDSH dhe FORCA kanë fituar nga një deputet, ndërsa dy subjektet tjera një rezultat të tillë e kanë arritur në sajë të koalicioneve. Numri i votave të fituara dëshmon se po të kishte dalur vetëm në zgjedhje Lista shqiptare”LDMZ-ASH” nuk kishte arritur numrin e mjaftueshëm të votave për një deputet, ku i njëjti konstatim vlen edhe për Koalicionin shqiptar”Perspektiva”. Madje nga këto koalicione të krijuara ndonse u realizuan pothuaj në momentin e fundit rezultati i arritur ka bërë që DPS-i të fitoj vetëm një deputet në vendvotimet shqiptare që është hera e parë pas 11 vitëve.

3. Të themelohet klubi i subjekteve shqiptare
Nëse në zgjedhjet e kaluara (shtator 2006), ku me nga një deputet në parlamentin e Malit të Zi, ishin të pranishme tre subjekte politike nacionale shqiptare(UDSH, LDMZ, ASH) nuk u arrit të formohet klubi i deputeteve sepse ka ekzistuar një animozitet në mes individëve në rastin konkret të deputetëve, kësaj radhe duhet të gjindet një kompromis i cili duhet të jetë në favor të tejkalimit të situatës së krijuar. Pasi si kusht për themelimin e klubit të deputeteve rregullorja parasheh që së paku të jenë tre deputet, kësaj here janë katër deputet nga subjektet nacionale shqiptare, pra një mundësi optimale për konstituimin e një organi të tillë parlamentar.

Mendoj se formimi i klubit të deputeteve me tre apo katër deputet, përveç se paraqet seriozitet të subjekteve politike po ashtu mundëson edhe koordinimin e veprimeve të deputetëve sidomos ne kolegiumin e parlamentit.
Nga ana tjetër klubi i deputeteve po ashtu mundëson angazhimin e një sekretari dhe këshilltari profesional ashtu si e kanë të gjithë klubet tjera. Me një fjalë do të kishim një qasje më cilësore për çështjet të cilat janë preokupuese për popullsinë shqiptare në ketë mjedis.

4. Do të ndryshojë ligji zgjedhor
Sipas informacioneve të cilat i disponojmë ekzistojnë të gjitha gjasat që në Mal të Zi, këto kanë qenë zgjedhjet e fundit me këtë ligj zgjedhor. Madje, një ligj i tillë është dashur të ndryshoj para se të mbahen këto zgjedhje të cilat ne ketë aspekt janë kritikuar nga opozita, sepse ligji i ri zgjedhor është obligim kushtetues. Por, në ligjin e ri zgjedhor nuk ka dilemë se me mjaft interes do të jetë formula e përfaqësimit të popujve pakicë, që si të tillë këtu trajtohen pakicat kombëtare.

Në rastin konkret çështja ka të bëj me përfaqësimin e shqiptarëve, të cilët deri më tash të vetmit kanë pasur një “zonë të veçantë”, e përbërë nga 59 vendvotime ku shqiptarët janë popullsi shumicë dhe ka dhënë pesë deputetë. Çështja se a do të marrin pjesë ne zgjedhje vetëm partitë nacionale shqiptare, në mënyrë qe të kemi përfaqësim autentik, konformë standardëve ndërkombëtare, mbetet çështje e hapur deri me miratimin e ligjit të ri zgjedhor.

Po ashtu kjo çështje do të jetë e ndijeshme sidomos kur do të trajtohen edhe specifikat për pakicat tjera në ketë ligj zgjedho. Fjalën e kemi për boshnjakët/muslimanët dhe kroatët, ndërsa serbët janë në lajthitje ne ketë aspekt sepse disa subjekte politike serbe nuk e pranojnë statusin e pakicës, por atë të popullit konstitutiv.

Nuk ka dilemë se në lidhje mbi ketë çështje në të ardhmen fjalën përfundimtare do ta japin ekspertet dhe subjektet politike, përkatësisht deputetet të cilët do të vendosin për modelin e ri të sistemit zgjedhor.

20 prill 2009

Fjala e Lirë/Shkoder.net