Adela është xheloze për Adin

bbjord-adi-per-adel01-big-brother-albania-201/05/09 18:01

Adi dhe Bjordi duke bërë një shëtitje në kopësht diskutojnë për situatën e krijuar në shtëpi pas debatit të një dite më parë. Bjordi e pyet Adin se pse u mërzit me Adelajdën. Adi i thotë që ajo i kishte thënë:-“Si e duron ti Junidën!”-dhe kjo gjë nuk i kishte pëlqyer. Bjordi i thotë Adit që ajo është një nga banorët që e do më shumë atë, dhe e respekton më shumë, por është xheloze për të , ndaj sillet në atë mënyrë. Adi nuk e kupton se pse mund të jetë Adelajda xheloze për Adin. Bjordi e sqaron duke i thënë që ajo është xheloze për faktin që ai rri më shumë me Junidën, sesa me të. Adi thotë që nuk po rri shumë me Junidën. Ai i thotë Bjordit që në momentin që u nxeh me Adelajdën ishte i ngarkuar emocionalisht. Biseda e tyre vazhdon duke diksutar për jetën e vështirë të Adit.