Adela për Bjordi : Tani do mendoj për veten

adela-per-bjordin30-big-brother-albania-230/04/09 16:11

Adela përfiton nga fakti që është vetëm me Mimozën për t`i treguar që kishte bërë fjalë me Bjordin. Ajo i tregon që kur ishte zgjuar në mëngjes kishte shkuar për t`i thënë ‘mirëmëngjes’, dhe ai për të bërë shaka i kishte nxjerrë mikrofonin duke mos e lënë t`i afrohej. Ajo tregon që ishte nervozuar nga kjo gjë dhe kishte ikur duke i thënë :-“Ik ore ti!” Ajo shton që nga ky moment ai nuk i kishte folur më. Mimoza mendon që kishte vepruar mirë. Ato kishin gjetur një moment për t`u sqaruar, dhe Bjordi i kishte thënë Adelajdës:-“Unë kam bërë shumë për ty, dhe tani do mendoj për veten time!” Ajo shton që Bjordit nuk i kishte pëlqyer mënyra e saj arrogante e të sjelluri,t dhe i kishte thënë që të tillë sjellje nuk do e kishte toleruar nëse do ishin jashtë. Sipas tij ajo nuk e vlerësonte atë që ai kishte bërë për të. Ajo thotë habitur:-“Me një fjalë ‘ik ore’ ai kuptoi që unë nuk kisha vlerësim për të!” Mimoza e pyet se si ishte mbyllur biseda e tyre. Adelajda tregon që i kishte thënë që është shumë e ngarkuar psikologjikisht, për faktin që e kishte marrë malli për pridërit e saj dhe nuk dinte se si ishin ato. Ai i kishte thënë që vinte në dyshim fjalët e mamit të tij , por ajo thotë që nuk i vinte në dyshim, por donte t`i shikonte vetë. Mimoza mendon që ai është i mërzitur me Adelajdën pasi i ka thënë që kishte nevojë të qëndronte vetëm. Adelajda i thotë:-“Është hera e parë që ia thashë pasi kisha nevojë. Ai ma ka thënë disa herë!” Ajo thotë që e ka respektuar sa herë ai i kishte kërkuar ta linte vetëm dhe një herë që e kërkoi ajo , ai ishte mërzitur. Sipas saj është një sjellje e tillë është pajustifikuar, dhe shton:-“Është 21 vjec prandaj e justifikoj!”