Adelajda dhe Bjordi : Biseda

adelaper-ngacmimin-e-sorit-big-brother-albania-2Nuk dua të më keqkuptojnë
30/04/09 02:00

Përpara se të shkojnë për të fjetur, Adela i kërkon Sorit që të mos ta shqetësojë më në mëngjes duke e gjuajtur me jastëkë për ta zgjuar nga gjumi. Sori ia kthen se nëse ajo do flejë njësoj me ta në mbrëmje, nuk do ta shqetësojë më, por ajo, duke qëndruar zgjuar me Bjordin, nuk i lë as ata të flenë rehat dhe ndaj ai e ngacmon cdo mëngjes. Sori dhe Ari fillojnë të bëjnë shaka me Bjordin për këtë gjë, por Adela mundohet ta mbyllë këtë bisedë. Ajo thotë se nuk po i pëlqen mënyra se si po e trajtojnë këtë cështje ata që janë me ta tërë kohën dhe i shohin në cdo veprim, duke e ekzagjeruar me fjalët që thonë sepse publiku mund t’i keqkuptojë. Sori justifikohet se po bën shaka. Ai mendon se ata duhet të bëjnë atë që mendojnë se është më e mira dhe i kërkon Mozës që të përmendë shprehjen e Arbanës: “Kënaquni e jepni maksimumin!” Si Sori, edhe Anjeza i këshillojnë që të mendojnë për veten e jo se cfarë mendojnë të tjerët. “Si t’i themi, si të mos t’i themi ne këto, ata jashtë mendojnë cfarë të duan”- thotë Anjeza, por Adela insiston se nuk dëshiron që familja e saj t’i keqkuptojë.

Adelajda : dua të kaloj kufijtë
30/04/09 02:05

Adela, e mërzitur për cfarë i thanë të tjerët, i thotë Bjordit se e kuptoi që mund të duken keq tek të tjerët. Ajo shprehet se vërtetë e do fortë dhe dëshiron të rrijë me të, por nuk mund të kalojë kufijtë e sjelljes. Bjordi mendon se Sori po bënte shaka, por Adela i përmend edhe fjalët që tha Anjeza dhe Moza, gjë që e vërtetonte dyshimin e saj. Ajo thotë se shpesh e ka kuptuar që e ka kaluar kufirin dhe ka vendosur të mos e bëjë më. “Nuk dua që të tjerët të flasin për mua”- shprehet ajo. Bjordi bie dakord me vendimin e saj dhe Adela kërkon që ai ta kuptojë për atë që ajo thotë. Bjordi ia kthen se kjo situatë e krijuar, jo nga ajo, po e lodh dhe nuk ka më entuziazmin e fillimit për t’i cuar gjërat deri në fund. Ai thekson se shaka të tilla do ketë gjithmonë dhe se ajo nuk duhet të dorëzohet për kaq pak, por Adela shprehet se nuk i intereson ajo se cfarë thotë Sori, por ajo që mendojnë njerëzit jashtë, sidomos familja e saj. Ajo insiston në mendimin e saj se nuk mund t’ia lejojë vetes që dikush të dyshojë se midis tyre mund të ketë ndodhur dicka më shumë se një puthje apo që veprimet e tyre të keqkuptohen. “Nuk kam se cfarë të bëj më përvec se të respektoj vendimin tënd”- përfundon Bjordi.

Adeladja : Dua të të jap anën e mirë
30/04/09 02:17

Adela, më shumë duke bërë monolog me veten sesa duke folur me Bjordin, shprehet se është e pamundur që ajo të kalojë një periudhë qetësie dhe të mendojë vetëm për veten e saj, pa menduar më për të tjerët. Sipas saj, gjithnjë do të jetë dicka që do t’i prishë këtë qetësi. “Unë nuk dua të lodh e stresoj veten, por cdo ditë e cdo natë ku nuk më shkon mendja”- shprehet ajo. Adela mendon se është larg dita që ajo të mendojë vetëm për veten e saj sepse gjatë gjithë kohës shqetësohet për të tjerët. Ajo i kujton Bjordit se biseda të tilla i ka bërë shpesh me të, por duke qënë se ai është një ndër personat që ajo preokupohet, biseda të tilla ku ajo ndjehet e mërzitur, nuk do t’i thotë më pasi nuk dëshiron që ta shqetësojë. “Dua të të jap anën e mirë”- i thotë ajo Bjordit.

1