Ali Rexha kryetar i ri i PPD-së

May 4, 2009   | Shtypi / Mediji

ali-rexha-kryetar-i-ppd_se_ulqinUlqin – Të dielën në Ulqin, me dyer të mbyllura, u mbajt Kongresi i katërt i Partisë së Prosperitetit Demokratik.
Kongresi për kryetar të ri të partisë zgjodhi Ali Rexhën. Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të partisë në përbërje prej 11 anëtarësh, ndërsa funksionarët e tjerë udhëheqës të partisë do të zgjedhen në mbledhjen konstituive të Këshillit Drejtues të partisë që do të mbahet së
shpejti.
Në njoftimin për shtyp të PPD-së thuhet se me këtë përfundoi edhe kriza dyvjeçare e PPD-së dhe fillon konsolidimi i saj në të gjitha trojet etnike shqiptare në Mal të Zi, ku si bazë do të jenë rezultatet e votave të fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 29 mars.
Kongresi gjithashtu miratoi programin e punës së partisë gjatë periudhës në mes dy kongreseve dhe verifikoi vendimet e marra më parë rreth veprimeve të këshilltarëve të PPD-së në pushtetin lokal të Ulqinit, duke përmendur që këshilltarët janë duke vepruar në të mirë të partisë dhe të qytetarëve të komunës së Ulqinit.

Gj.GJonaj
Koha Javore