Ari: Më ka puthur Juna

ari-pas-debatit30-big-brother-albania-230/04/09 23:40

Ari dhe Bjordi qëndrojnë në kopësht duke diskutuar për debatin me Junidës. Ai thotë që e tregon veten sikur është shumë më lart se banorët e tjerë. Ai shton:-“Më vjen zor të merrem me një femër, por sa më shumë e ngacmoja aq më shumë e tregonte veten!” Bjordi i thotë që ai në debat reagoi mirë, dhe me shenjën që ajo bëri duke nënkuptuar që ta mbyllë gojën tregonte që Ari e fitoi debatin. Arjani mendon që gjesti i saj ishte shumë ofendues. Ai thotë që nuk i pëlqen mënyra se si ajo i drejtohet banorëve të tjerë. Bjordi mendon që ajo është xheloze. Ari thotë që është përpjekur që të komunikojë me të , por thotë që nuk ia vlen, dhe shpreson që të jetë ajo personi që të dalë. Në kopësht vjen Adi dhe Qetsori. Arjani tregon që ai është puthur një herë me Junidën kur kishte qënë në Gjermani , por nuk e mban mend shumë mirë. Ai komenton fjalët e Anjezës e cila i kishte thënë Arjanit, që ka inate të vjetra me Junidën. Sipas tij ajo ka një natyrë e cila i ofendon njerëzit. Ai vazhdon të kujtojë që në momentet kur është puthur nuk i kishte pëlqyer dhe shton:-“Më shumë më ka puthur, se sa e kam puthur!” Ai mendon që një person që është vërtet lart nuk ka nevojë ta shprehin atë. Ato diskutojnë për debatin duke prekur momentin që Adelajda debatoi me Junidën. Qetsori mendon që ajo duhet të kishte reaguar, por Bjordi thotë:-“Ajo reagoi duke mos reaguar!” Qetsori dhe Adi e kundërshtojnë, pasi mos reagimi tergon që nuk ke shumë argumente. Bjordi mendon që sjellja e saj tregon inferioritet.