„Horizonti i ri“ organizoi seminar me këshilltarët e kuvendit të komunës së Ulqinit

May 5, 2009   | Shoqëria / Društvo

horizonti-i-ri_zhvillimi-i-parlamentarizmit-lokaAvancim i komunikimit parlamentar

Seminari u realizua në kuadër të programit “Zhvillimi i parlamentarizmit lokal” të cilin kjo shoqatë e filloi vitin e kaluar.

horizonti-i-ri_zhvillimi-i-parlamentarizmit-loka1Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” organizoi javën që kaloi në hotelin “Princess” në Tivar seminarin njëditor me këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, i cili si synim kryesor kishte rritjen e cilësisë së punës dhe efikasitetit në funksionimin e Parlamentit Lokal.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit “Zhvillimi i parlamentarizmit lokal” të cilin kjo shoqatë e filloi vitin e kaluar. Projekti u realizua me mjetet financiare nga Buxheti i Komunës së Ulqinit.

Në punimet e seminarit morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha klubeve parlamentare që participojnë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, përveç klubit të këshilltarëve të “Forcës se Re Demokratike”.horizonti-i-ri_zhvillimi-i-parlamentarizmit-loka2

Në të u trajtuan tema të tilla si komunikimi, dialogu ndërpersonal, komunikimi efektiv; komunikimi i qytetarëve me pushtetin – korniza ligjore, pengesat në komunikim, argumentimi, vështrimi kritik i informatave; zhvillimi i sistemit të komunikimit efektiv me qytetarë.

Trajnerë dhe moderatorë të këtij seminari ishin Ajsha Haxhibegoviq dhe Kerim Megjedoviq.

Kohapress