Adelajda : Ngacmime mbi lidhjet

ngacmime-mbi-lidhje03-big-brother-albania-203/05/09 13:00

Ashtu të mbledhur në sallon fillojnë ngacmimet mbi lidhjet. Adela tregon në një farë mënyre xhelozinë e saj ndaj Bjordit. Ajo thotë se nuk do ti vinte aspak mirë nëse do te merrte vesh ndonjë lidhje të Bjordit jashtë. Anjeza, Moza dhe Adi e ngacmojnë duke i thenë se tashmë fotografia e Bjordit mund të jetë nëpër muret e gjimnazisteve. Për Adin Adela me Bjordin e kanë treguar që duhen. Adela thotë që për ta humbur një njeri është kollaj, por për ta mbajtur gjithmonë me vehte është e vështirë, ajo shton se është e gatshme të durojë disa gjëra për personin e afrërt. Adi shton se për të Adela është një person që ka për të bërë maksimunin për ta mbajtur personin që do të lidhur pas vehtes. Adela shton se është person që nuk lidhet me njeri nëse nuk ka ndjenjë. Biseda devijon tek tradhëtia. Adi thotë se Anjeza duket tip që nuk do ta vriste shume tradhëtia e Arjonit nëse do ta merrte vesh, ndërsa me Adelën është krejt e kunderta. Adela pohon dhe shton se tradhetia e Bjordit, nëse do të ndodhë, do ta vriste shumë, duke mos harruar të përmendë edhe sakrificat qe ka bërë ajo për Bjordin. Këtu ndërhyn Ari duke i thënë se ato sakrifica ajo i ka bërë për vehten e saj, se ishte dëshira dhe kënaqësia e saj dhe jo thjesht per Bjordin. Ajo këmbëngul se po të ishte për të, do të vazhdonte tërhiq e mos këput dhe vetëm kur të dilte nga shtëpia do të krijonte një lidhje me Bjordin.