Ditë e vecantë për Adin

adi-dhe-e-ema02-big-brother-albania-202/05/09 21:31

Sot për njërin prej konkurentëve është një ditë e vecantë. Është ditëlindja e nënës së Adit për të cilën ai ka folur shpesh dhe “Big Brother” ka vendosur të tregojë raportin e tyre duke i bërë një surprizë Adit. Banorët dalin në oborr ku ngrenë një dolli me rastin e ditëlindjes së mamasë së Adit, ndërkohë që atij vetë i kërkohet të kthehet në shtëpi dhe të ndjekë duke mbledhur një top akriliku për të parë se ku do ta cojë. Adi mbërrin në dhomën aziatike ku takohet me të ëmën. Në dhomë gjënden dhurata për mamanë e Adit, disa foto të tij në shtëpinë e “Big Brother” me disa shprehje të thëna nga ai vetë. Ndërsa e ëma e Adit u ka sjelle banorëve një tortë.