Mbrëmje me emocione

mbremje-me-emocione-big-brother-albania03/05/09 01:55

Një pjesë e banorëve, të mbledhur në kuzhinë, bisedojnë për surprizat e kësaj nate. Anjeza thotë se u emocionua për ardhjen e Arjonit dhe u tregon atyre fjalët që shkëmbyen për pak caste. Ajo thotë edhe batutën e Arjonit që u shpreh se Anjeza nuk del këtë mbrëmje dhe lulet do t’ia jepte Bjordit nëse dilte Adela. Adela me të qeshur shprehet se do ta sqarojë këtë gjë me Arionin kur të dalë. Adi pyet se dhe sa banorë mund të eleminohen nga loja, para finales. Bjordi mendon se do të ketë dhe një eleminim prej dy personash javën tjetër dhe pjesa tjetër shkon në finale. Moza, e prekur nga ethet e nominimit, thotë e menduar se kjo javë është shumë e fortë për të dhe Adelën me Sorin.