Mimoza dhe Anjeza : Nominimet i ngelen lojës

anjezamozaper-nomin-4m04/05/09 00:12

Vajzat bisedojnë se cfarë do të bëjnë kur të mbarojë kjo eksperiencë e tyre. Anjeza i thotë Mozës se ajo ka shumë nga banorët në Tiranë dhe mund të takohet me ta e të kalojnë një pjesë të kohës. Sipas saj, Moza është sjellë shumë mirë me të gjithë dhe nuk ka patur me asnjë banor ndonjë përplasje apo zënkë dhe kjo do të ndikojë që ajo t’i ruajë marrëdhëniet me të gjithë. Moza mendon se me Aidën, edhe pse kishte shumë shoqëri, jashtë mund të mos jetë më e tillë sepse mendon se Aida mund ta ketë gjykuar faktin që ajo e nominoi. Për Anjezën, këto lloj diskutimesh ngelen brenda shtëpisë pasi është pjesë e lojës. Ajo mendon se kjo lojë, ashtu sic të jep mundësinë për të krijuar miqësi, ashtu të bën të mendosh për veten, sidomos gjatë momentit të nominimeve pasi cdokush mundohet të arrijë majën. Anjeza shton se nuk do t’i marrë fare parasysh se cili e nominoi e cili jo, duke ia lënë këtë gjë lojës. “Nuk ka rëndësi kjo gjë, e rëndësishme është që ne të ruajmë miqësinë dhe respektin jashtë”- shprehet ajo. Edhe Moza mendon të njëjtën gjë se nominimet që janë bërë për të nuk do kenë asnjë ndikim në vlerësimet për banorët, jashtë shtëpisë.

1