Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe” për çështjen e Koha Javore

May 5, 2009   | Shtypi / Mediji

shoqata-shqiptaro-amerikane-_malesia-e-madhePropozim që shpie në censurë

United States Representative United States Senator
The Honorable Sander M. Levin The Honorable Carl M. Levin
1236 Longworth House

Office Building 269 Russell Office Building
Washington, DC 20515 U.S. Senate
Washington, DC 20510-2202

Të nderuarit Levin:

Si kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, një entitet jo-fitimprurës në Michigan i organizuar për të ndihmuar popullatën etnike shqiptare në Mal të Zi, unë ju shkruaj këtë letër për të shprehur kundërshtimin tim për sa i përket disa veprimeve të Qeverisë së Mal të Zi në lidhje me planet e tyre të fundit për të zvogluar ose eliminuar të vetmen revistë shqiptare të sponsorizuar nga shteti, që quhet “Koha Javore” e publikuar në Mal të Zi. Siç mund të dini, shqiptarët përbëjnë 7% të popullatës në Mal të Zi.
Qeveria malazeze rishtas ka propozuar ose (1) të zvogëlojë numrin e faqeve të botimit të Kohës Javore nga 20 faqe në katër ose (2) të eliminojë tërësisht botimin e Kohës Javore. Ky propozim shpie vetëm në censurë. Sipas mendimit tonë, ky propozim ndër të tjerat është në kundërshtim, me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
Në veçanti, ne mendojmë që ky propozim shkel Nenet 49, 78 dhe 79 të Kushtetutës së Malit të Zi. Neni 49 thotë se “e drejta për të themeluar gazeta dhe medie të tjera publike, pa miratim, …është e garantuar.”
Nenet 78 dhe 79 në parim lidhen me të drejtat e minoriteteve. Shqiptarët janë të klasifikuar si minoritet në Kushtetutën e Malit të Zi. Neni 78 thotë që “çdonjëri është i obliguar të ruaj trashëgiminë natyrore dhe kulturore me interes të përgjithshëm. Shteti është mbrojtësi i trashëgimisë kombëtare dhe kulturore.” Neni 79 thot: minoritet kanë “të drejtën për të ushtruar, mbrojtur, zhvilluar dhe shprehur publikisht veçantitë kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare; …të drejtën për informim në gjuhën e tyre.”
Siç mund të merrni me mend, shqiptarët në Mal të Zi janë me të drejtë të alarmuar dhe të shqetësuar me këtë propozim i cili kufizon dhe dhunon të drejtat e shqiptarëve. Shqiptarët do të detyrohen të lexojnë gazeta të shkurara në gjuhën malazeze, një gjuhë që ata nuk e kuptojnë mirë. Ne besojmë se Qeveria malazeze po përdor këtë propozim si një mjet për të asimiluar shqiptarët dhe për t’i konvertuar në “malazez”, që është në kundërshtim direkt me nenet e lartpërmendura të Kushtetutës.
Siç dihet, shqiptarët i besojnë Kohës Javore për lajmet objektive, opinionet dhe botimet periodike që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi. Prandaj, mungesa e një gazete shqiptare do të jetë vepër censure të drejt përdrejt ndaj shqiptarve në të “drejën për t’u informuar në gjuhën e tyre.”
Sikurse e dini mirë, Shqipëria dhe shqiptarët janë mbështetësit më të patundur dhe më të fortë të Amerikës në botë për shkak, në mes tjerash, të përkushtimit të SHBA-së për demokraci, parimin ligjor dhe mbështetjen e të drejtave të minoriteteve. Në fund, ne përzemërsisht kërkojmë që ju të hulumtoni dhe shtyni Malin e Zi të anulojë këto propozime dhe të sigurojë që shqiptarët në Mal të Zi ti kenë të garantuara të drejtat themelore, përfshirë të “drejtën për infomim në gjuhën e tyre.” shqiptaro-amerikanët e Michigan-it, si gjithmonë, çmojnë mbështetjen tuaj të pathyershme për këto çështje.
Faleminderit për vëmendjen tuaj.
Me respekt,

Gjergj Ivezaj
CC:

Council of Europe
Amnesty International USA
International Helsinki Federation for Human Rights (IHF)
U.S. Department of State
Ministry for Human and Minority Rights Protection, Montenegro

Senator Levin
269 Russell Office Building
U.S. Senate
Washington, DC 20510-2202

Congressman Levin
1236 Longworth House Office Building
Washington, DC 20515

Council of Europe
55, avenue Kléber
F – 75784 Paris Cedex 16
Paris, France

Amnesty International USA
5 Penn Plaza, New York, NY 10001

International Helsinki Federation for Human Rights (IHF)
Wickenburggasse 14/7
1080 Vienna
Austria

U.S. Department of State
Montenegro Desk
2201 C Street NW
Washington, D.C. 20520

Ministry for Human and Minority Rights Protection
min.manj@cg.yu

1