Sot në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ambasadori z. Peter Platte

May 5, 2009   | Lajmet / Vijesti

gezim-hajdinaga_ambasadori-z-peter-platte_ulcinj_montenegro

Sot në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë z. Peter Platte.

Në takimin që pati me Kryetarin Hajdinaga ishin të pranishëm   drejtorët e shkollave ’’Marëshali Tito’’, ’’Boshko Strugar’’ dhe  Gjimnazit ’’Vëllazërim Bashkim’’.

Ambasadori Platte insistoi që gjuha gjermane t’i ofrohet nxënësve si gjuhë e huaj që nga klasa e tretë e shkollës fillore, duke veçuar përparistë që do të kishin ata, mundësinë e sigurimit të bursave dhe vazhdimin e studimeve në Universitetet e Gjermanisë.

Kryetari Hajdinaga përshëndeti nismën e Ambasadorit, por theksoi që kjo duhet të harmonizohet  konformë ligjit.

Në takim u dëgjua që zgjedhja e gjuhës së huaj është e lirë dhe përvoja e deritanishme dëshmon që përparsi ka gjuha angleze.

Pas diskutimeve të gjithëanshme ku ndihmesë dhanë drejtorët Muho Spuzha dhe Martin Zadrima u la që në një të ardhme të afërt të inicohet takimi i rradhës, ku do të jetë i ftuar edhe Ministri i arsimit.

Ambasada gjermane në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dëshirojnë të realizojnë një projekt kulturorë në qytetin tonë.

Me 4 qershor pritet të mbërrijë një duo gjermano franceze, të cilët do të interpretojnë pjesë të autorëve të dy vendeve.

Shfaqja do të jepet në lokalet e Qendrës për kulturë në ndërkohë që paraprakisht do të përgatiten dhe nxënësit e shkollave tona me përmbajtjen e krijuesve.

Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro

Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image