Arjoni : Anjezën e pëlqej, por nuk e dashuroj

anjeza-dhe-arjon-muca-big-broter-albania-2-liveÇifti i vetëshpallur në “Big Brother”, Arjon -Anjeza, nuk janë tamam të tillë. Kjo gjë u vu re edhe gjatë qëndrimit të Arjonit brenda shtëpisë, pasi asgjë nuk ndodhi me ta… Mjaftuan ca përkëdhelje dhe një puthje në buzë për t’u përfolur më tej për një dashuri të madhe, por ja që nuk është kështu.

I kontaktuar nga Sh2-shi, Arjoni ka pohuar ditën e djeshme, se Anjezën e pëlqen, por nuk e dashuron. Këtë gjë e ka diskutuar dhe më vajzën që tashmë ndodhet brenda në shtëpi. “Të dy e kemi pranuar këtë fakt”, – thotë ai. Ajo që lindi mes nesh në ambiente e shtëpisë ishte një ndjenjë reciproke nga të dy, por është shumë herët për ta quajtur dashuri.

Djali, që gjatë qëndrimit të tij në Big Brother ka rënë në sy për pamjen shumë tërheqëse dhe, veç kësaj, edhe për një xhentilesë me femrat, aq sa për t’u pasur zili, është treguar i sinqertë gjatë gjithë kohës. Anjeza nuk ka qenë e parë që ka preferuar shoqërinë e Arjonit, para saj ishte Zhuljeta e më pas Mesida. Për asnjë nga këto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithëse ka ndarë një shtrat me to, dhe kjo vetëm në mënyrë miqësore. Është karakterizuar për natyrën e tij të përmbajtur, sidomos me femrat, duke nxjerrë konkluzione të qarta për një marrëdhënie.

Arjoni ka pohuar se, “nuk mjaftojnë dy javë për të lindur një dashuri mes dy njerëzve. Një lidhje, për t’u quajtur e konsoliduar, duhet të kalojë në disa filtra njerëzorë, që vetëm ambienti i jashtëm mund të t’i japë”. Nga ana tjetër, djaloshit simpatik nuk i ka munguar suksesi me femrat dhe fama në këtë reality show ia ka shtuar më shumë kërkesat. Duket se këtë pjesëmarrje Arjoni do ta përdorë si një trampolinë për t’i hyrë botës së modës, spektaklit, dhe jo vetëm. Ndërsa lidhja me Anjezën ka shumë rezerva. Do të jetë koha që do t’i tregojë, jo vetëm këtij çifti, por edhe publikut, se si do të shkojë lidhja e tyre.

Shekulli

3