Gëzuar ditëlindjen Moza

gezuar-mimoza-big-brother-albania-2Moza dela nga dhoma e rrëfimit dhe shkon në dhomë. Ajo mrekullohet kur shikon surprizën për të, nën dritat e qirinjve dhe që të gjithë i këndojnë këngën “Shumë urime për ty”. Ajo i takon dhe i puth të gjithë me radhë dhe merr prej tyre urime të përzemërta. Në sfon vendoset muzika dhe kënga e kënduar nga Vace Zela “Sot jam 20 vjec”. Adela i dhuron lulet e Arit dhe Moza pyet për të. Adela i përgjigjet se është në dhomë dhe ndjehet i mërzitur. Moza shkon në dhomë ku ndodhet Ari dhe e fton dhe atë që të bashkohet me ta dhe e falenderon për lulet që i solli. Ari nuk pranon dhe Moza i kërkon që kur të ndjehet më mirë, të bashkohet me ta. Ndërkohë, Sori ka hapur shishet e verës dhe ka mbushur gotat dhe sëbashku me Mozën dhe të tjerët, tokin gotat dhe i urojnë asaj sërish. Moza ndjehet shumë e lumtur.

5