Irritohen fansat për prejardhjen e Junës së “Big Brother Albania 2”

juna-big-brother-albania-2-liveHerën e kaluar “Panorama Plus” ju njohu më shumë me banoren e re të shtëpisë së “Big Borther”, Junën nëpërmjet rrëfimeve të miqve të saj në Gjermani, me të cilët ajo ndan një kohë të konsiderueshme. Gjithashtu, ju treguam se Juna është vajza e një personazhi shumë të njohur siç është Virgjil Kule, si dhe mbesa e një ish-anëtari të byrosë politike të kohës së diktaturës, Rita Marko.

Duket se ky fakt i ka irrituar fansat duke vërtetuar kështu se njerëzit, madje edhe të rinjtë, nuk e kanë harruar të kaluarën dhe dëmet që ajo i solli shqiptarëve. Fansat thonë se Juna nuk është gjë tjetër, por veçse një pasardhëse e atyre që kontribuan për të dënuar njerëz të pafajshëm. Ndërkohë, sjellja e Junës brenda shtëpisë tregon që ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e përshtatshme me të gjithë banorët e tjerë, madje ka shfaqur shumë shenja të populizmit të tepruar, duke qeshur dhe bërë shaka me të gjithë. Edhe ajo ka filluar të bëjë lojën e saj, duke vënë në shënjestër ata që mund të quhen konkurrentët e fortë dhe pretendentë për të fituar.

1