Në Prishtinë u hap Panairi i turizmit Travel Fair

May 6, 2009   | Turizmi / Turizam

panairi-i-turizmit-travel-fair_prishtin_kosove1Në Prishtinë u hap Panairi i turizmit Travel Fair Në ceremoninë e rastit ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, Korit diplomatik dhe zyrave të huaja që veprojnë në Kosovë. Delegacioni nga Ulqini kryesohej nga panairi-i-turizmit-travel-fair_prishtin_kosove2Kryetari Gëzim Hajdinaga. Oferta turistike e qytetit tonë këtë vit është prezantuar sëbashku me Organizatën nacionale turistike të Malit të Zi në një stendë moderne 50 metra katrore. E vendosur në hyrje të sallave të panairit në te ekspozuan materialet propaganduese të gjithë përfaqësuesit tanë. Më pas Ministri Neneziq, Kryetari Hajdinaga dhe Drejtori i Organizatës turistike nacionale Sasha Radoviq mbajtën një konference me gazetarë. Ministri Neneziq foli për masat që ka ndërrmarrë Qeveria në drejtim të avansimit të turizmit si degë e rëndësishme ekonomike, ndërkohë që Kryetari Hajdinaga u ndal tek aktivitetet dhe risitë që i presin mysafirët këtë verë, duke theksuar atë që edhe çmimet kanë pësuar një rënije. Drejtori i Organizatës turistike nacionale Radoviq i bëri thirje kosovarëve që Malin e Zi ta kenë si destinacion të tyrin jo vetëm gjatë stinës së verës, por  edhe gjatë sezonit turistik pasi sipas tij mesatarisht çmimet këtë vit mesatarisht kanë pësuar rënije 30 përqind. Më pas, të pranishmit u përgjigjen në pyetjet e shumta të gazetarëve.
Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro
Arsllan Hajdinaga


YouTube Preview Image

Hotel Dolcino Video

http://www.hoteldolcino.com/video/zaweb.flv